Blendi Gonxhe

You are here

Vizitë Audituese e Përfaqësuesve të Certifikuesit Ndërkombëtar TÜV RHEINLAND në DPSHTRR

Në funksion të Certifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me Standardin EN ISO 9001: 2015, u zhvillua vizita audituese e përfaqësuesve të certifikuesit ndërkombëtar TÜV RHEINLAND.

Në Proces Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun

Auto Moto Park Albania, tashmë është në fazë realizimi.

Aktualisht po punohet me pritat lumore mbrojtëse, punohet me rruget lidhëse nga Unaza e Elbasanit dhe nisin 2 lote punimesh të tjera për projektet e infrastrukturës mbështetëse.

Në proces është gjithashtu Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun.

Nga një ëndërr drejt një vepre të shumëpritur prej komunitetit të motosportit dhe aq të nevojshme për kulturën e sigurisë rrugore.

Nga 145 të Riregjistruar në 3 Muaj Vetëm 8 individë Kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 145 të riregjistruar, në 3 muaj, referuar nga policia pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 8 individë kanë rifituar leje drejtimin.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 8-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, nga 18 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 6 veta.

Bëhuni të Dukshëm

Bëhuni të Dukshëm!
Këmbësorët dhe çiklistët mund të jenë të vështirë për t’u dalluar, gjë që sjell rritjen e rrezikut për dëmtime në rrugë. Veshja e rrobave me ngiyra reflektuese ose të ndritshme i bën më të dallueshëm dhe shmang aksidentet e mundshme.Evitoni aksidentet duke u bërë të dukshëm në rrugë.

 

Mjetet Historike Retro 2020-2022

Historia ruhet jo vetëm në shkrime e botime me vlerë, por edhe në sende "me shpirt" siç janë mjetet me vlerë historike.

Gjatë vitit 2022:

▪️Nga 137 Mjete të verifikuara,  89 janë automjete dhe 48 motomjete.

▪️96 mjete kanë fituar statusin RETRO 

Njoftim

Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik Korçë, shërbimi do të pezullohet përkohësisht për datat 8-15 Tetor 2022.

Për t’u informuar më shumë mbi oraret e rezervimit në QKT Korçë, na kontaktoni në: +355 68 80 15 833

Vendosni Kokoren

Vendosja e kokores redukton rrezikun e dëmtimeve të rënda me 70%.

DPSHTRR 57 Shërbime Elektronike në Portalin e-Albania

Gjatë periudhës kohore 1 maj  2022 - 1 tetor 2022 janë kryer  rreth 650 mijë aplikime për shërbime dhe 190 mijë dokumente elektronike të gjeneruara tek e-Albania për shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Qytetarët përfitojnë: 

  • Mbi 38 milionë lekë të kursyera.
  • 5.5 vite kohë e kursyer.

e-Albania, shteti elektronik në dorën tënde.

 

QKT në ish-NSHRAK Transformim Rrënjësor

Në galerinë e fotove prezantohet gjendja e mëparshme dhe transformimi ish-NSHRAK ,  i qendrës së dytë të shërbimeve të transportit rrugor, në zemër të kryeqytetit, ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit, 1/3 e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ose rreth 10% e totalit në rang kombëtar.  Në kushte të mjerueshme merrnin shërbim rreth 100 mijë mjete rrugore, 37% e flotës kryeqytetase ose 13% e flotës vendase. Vetëm gjatë vitit të fundit, kjo qendër priti 92,580 drejtuesa mjeti ndërsa  26 punonjës të entit tonë punonin në këto kushte deri në vitin 2020.

Drejtoni Mjetin Me kujdes

Respekto kufirin maksimal të shpejtësisë!

Shpejtësia vret!

DPSHTRR Një Institucion Miqësor ndaj Katërputroshëve

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kafshëve, sjellim vëmendjen tek kujdesi dhe mirëqenia e tyre në rang global.

Prej 97 vitesh tashmë, me një komunitet individësh, organizatash dhe institucionesh, ku bëjmë pjesë edhe ne, lobohet për ndërgjegjësimin dhe kultivimin e një ambienti të përshtatshëm #petfriendly për të ofruar kushte mikpritëse për katërputroshët.

Përfaqësues të Qendrave të Kontrollit Teknik nga Finlanda Zgjedhin Institucionet e DPSHTRR për t'i vizituar

Kënaqësi për stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të mirëpresë përfaqësues të qendrave të kontrollit teknik nga Finlanda, që e zgjodhën Shqipërinë si një shembull pozitiv të transformimit rrënjësor të kushteve dhe të cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor, për t’u njohur nga afër me praktikat dhe procesin e kontrollit teknik.

Drejtoni Mjetin Me Kujdes

Një sekondë mund të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë! Vendosni rripin e sigurimit!

Drejtoje Timonin nga Shëndeti Yt

Në kuadër të muajit Tetor, muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi Kancerin e Gjirit, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tansportit Rrugor do të mbajë në veshje simbolin me fjongon rozë, në shenjë solidarizimi dhe kujtese për çdo qytetar që merr shërbim gjatë kësaj kohe, të informohet dhe të sjellë vëmendjen drejt shëndetit.

Mos harroni, sot është e mundur që diagnostikimi i hershëm të shpëtojë jetën! Kontaktoni me mjekun e familjes për të kryer mamografinë.

Trajnimet formuese mbi Standardin Ndërkombëtar të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015 për Stafin e DPSHTRR

Në kuadër të Certifikimit dhe Standardizimit të Automotorizimit Shqiptar, bazuar tek praktikat më të mira ndërkombëtare, vijojmë trajnimet formuese mbi Standardin Ndërkombëtar të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015.

Tetori Rozë / Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit

Tetori Rozë, muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të popullatës mbi Kancerin e Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. 

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Zbulimi i hershëm është kura më efektive për kancerin e gjirit

Përfaqësuesit e DPSHTRR pjesëmarrës në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të EUCARIS

EUCARIS (Sistemi Evropian i Informacionit të Automjeteve dhe Lejeve të Drejtimit), zhvilloi në datat 29 dhe 30 Shtator 2022, Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, në Talin, Estoni, ku pjesë ishin dhe përfaqësuesit e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Temat kryesore ishin: miratimi i progres raportit të vitit 2021; plani i veprimit për 2022-2023; parashikimi financiar për vitin 2023, ndryshimi i procedurës së brendshme të EUCARIS, si dhe shqyrtimi i bashkëveprimit me Shoqatën e Autoriteteve Evropiane të Regjistrimit të Automjeteve EReg.

Njoftim

 

Të nderuar qytetarë,

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në pezullimin e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transporti Rrugor në platformën e-Albania gjatë afatit kohor:

Ditën e premte datë 30.09.2022, ora 16:00 - e shtunë, datë 01.10.2022, kjo për arsye të përditësimit të sistemeve tona lidhur me procesin e fiskalizimit.

Rishikimi i Testeve të CAP/ Thjeshtësim për Aplikuesit

Duke filluar nga data 3 Tetor 2022 e në vazhdim, formulimi i testeve për personat që marrin CAP për herë të parë, do të bëhet me fjalitë e rishikuara nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transporti Rrugor, për një proces sa më objektiv, korrekt dhe të thjeshtë.

Ky rishikim është i pari pas vitit 2016, vit ky kur ka filluar certifikimi i drejtuesve profesionistë të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, kusht i Direktivave të Bashkimit Europian.

Zëri Yt Dëgjohet/ 1400 anketime gjatë muajit Shtator

Komunikimi me qytetarët na motivon e ndihmon në përmirësimin e shërbimit.

Gjatë muajit shtator, janë realizuar mbi 1,400 anketime në terren dhe përmes telefonit me qytetarët, si pjesë e rubrikës "Zëri yt dëgjohet" ku janë evidentuar çështje të ndryshme për të cilat duhet të punojmë edhe më shumë për t’i adresuar si: koha e shërbimit, menaxhimi i radhës, si dhe komunikimi me qytetarët në sportel. 

Falenderojmë të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e anketimeve tona me vlerësimet pozitive por edhe me sugjerimet e tyre.

NJOFTIM

Për shkak të implementimit të procesit të fiskalizimit, të Premten, datë 30.09.2022 në Qendrat e Kontrollit Teknik: Tirana 1 - Tirana 2 - Elbasan - Korçë, do të ofrohet shërbim deri në orën 16:00!

Vini re: Të gjithë qytetarët që kanë rezervuar online për kontrollin teknik pas orës 16:00 në këto qytete, mund të paraqiten në datën 29 Shtator në orarin 08:00 - 17:30 ose në datën 30 Shtator në orarin 08:00 -15:00.

Për çdo informacion, na kontaktoni:

Mundësi Punësimi/ Rekrutime nga Kompani në Sektorin Automativ në Automotive Fair Albania

Automotive Fair Albania në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dëshiron të ndihmojë profesionistët e rinj në tregun automotiv të punës, duke krijuar një platformë ndërlidhëse për kompanitë dhe punëkërkuesit e këtij sektori.

Mundësi punësimi nga kompanitë pjesëmarrëse në panair e jo vetëm.

Zbuloni pozicionet vakante apo praktikat e punës:

https://automotivefairalbania.al/punesime/

Transformimi i Arkivës Qendrore të DPSHTRR

Arkivat e automotorizimit janë voluminoze, e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale në rang vendi, çka gjatë vitit 2023 do të sjellë edhe ngritjen në nivel drejtorie të re, me ekip e kapacitete të shtuara. 

Arkiva Qendrore e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, aset që u rindërtua në Durrës, është aktualisht shtëpia e re e:

Së Shpejti Mati me një Qendër Shërbimesh të Transportit Rrugor

Mati do të bëhet me qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku marrin shërbim rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti.

Komisioni RETRO

Motorat janë pjesë e rëndësishme e lëvizshmërisë që të falin liri e kënaqësi të veçantë ndërsa udhëton në rrugët e qytetit. Regjistrimi i mjeteve historike Retro është shërbim dhe aktivitet i Komisi

Rritje Cilësore Shifrash për Flotën Vendase të Mjeteve Rrugore

Një panoramë shifrash mbi flotën vendase të mjeteve rrugore, në rritje si numër mjetesh aktive dhe në rritje si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet në Shipëri.

Këndi i Sigurisë Rrugore në Shkollën Industriale “Pavarësia”

Këndi i Sigurisë Rrugore nisi me programet edukative për vitin e ri shkollor 2022-2023,  pranë ambienteve të jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", në qytetin e Vlorës, ku  edukojmë dhe informojmë fëmijët mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon një qytet të vogël me sinjalistikat

DRSHTRR Korçë tërësisht e RE

Tashmë  Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë ka një pamje krejtësisht të re, kjo falë  Znj. Belinda Balluku, Ministre e  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), e cila  bëri të mundur këtë ambient për qytetin e Korçës, shumë më shpejt procedurialisht.Gjithashtu dhe falë  Z.Ergys Verdho, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) , që vlerësoi rëndësinë, dhe sot i jepet qytetarëve një kompleks shërbimesh publike fantastik, në kohë rekord dhe me kushte dinjitoze sigurie, ergonomie e komoditeti!

Një investim stoli edhe për Korçën.

 

Dita Botërore e Pastrimit

Në vijim të fushatës të Ditës Botërore të Pastrimit, e cila synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, bëri bashkë si pjesë të aksionit të pastrimit të gjitha Drejtoritë Rajonale nga veriu në jug të Shqipërisë, si dhe punonjës nga Ambasada Ukrainës, Njësia Administrative numër katër në Tiranë, duke dhënë mesazhin se një mjedis i pastër është përgjegjësi qytetare.

Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga