Faleminderit Julinda Dhame për nismën e takimit “Dy rrota dhe një timon”!

Data e lajmit: 11 Apr 2023

Një kulturë urbane që rritet çdo ditë e që adaptohet kryesisht nga të rinjtë si një mjet alternativ dhe ekonomik.

E-scooters, monopatët, motoçikletat, biçikletat, patinat, që çdo ditë e më shumë mbushin rrugët.

Sa i njohin këto përdorues të gjithë detyrimet ligjore që kanë për përdorimin e këtyre mjeteve?

Politikat e ndërmarra për të rregulluar qarkullimin ndërmjet dy-rrotakëve, këmbësorëve dhe mjeteve të tjera. Roli i Policisë Rrugore dhe Bashkiake por edhe kontributi i komunitetit të motorsportit e automotivit, ishin subjekt i pyetje-përgjigjeve në “auditorin” e improvizuar, akoma dhe më bukur, mes atmosferës së MotoSport Weekend, 8 dhe 9 Prill 2023, tek Bulevardi i Ri, Tiranë, ku garohet në disa kategori e evente motorsportive, për pasionantët dhe talentet mbi dy rrota!

Nga e-Scooter në SuperMoto , argëtim e adrenalinë!

Rrisim ndërgjegjësimin dhe vëmendjen ndaj gjithë përdoruesve të rrugës, për një hapësirë të përbashkët sa më të sigurt!