30 vjet Shërbimi i Kontrollit Teknik!

You are here

Në përvjetorin e 30-të të këtij shërbimi, festojmë së bashku arritjet dhe përpjekjet për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor e promovimin e tyre si procese jetike për sigurinë rrugore.

Pjesëmarrës në këtë event ishin miq dhe partnerë të DPSHTRR, ish-drejtues të DPSHTR, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësues të Policisë Rrugore, Universitete në fushën e inxhinierisë mekanike, ekspertë, etj.

Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe për punën e palodhur ndër vite, të gjithë të ftuarit tanë, të cilët me prezencën dhe fjalën e tyre përshëndetëse, na rikujtuan sfidat që ky sektor ka kaluar ndër vite për të mbërritur në kushtet aktuale të shërbimit sot.

Përshëndetën me fjalën e tyre në 30-vjetorin e Shërbimit të Kontrollit Teknik:

  • Drejtori i Policisë Rrugore, Z.Altin Qato;
  • Drejtori i Task-Forcës së Transportit Rrugor, Z. Afrim Tole;
  • Drejtor i Periso Albania, Z. Umberto La Gatta;
  • Zv. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, Z. Odhise Koça;
  • Ish-Drejtor i DPSHTRR, Z. Shpëtim Cami, sot Drejtor i Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale, në Kolegjin Universitar të Biznesit;
  • Anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, Z. Maksim Tashi;
  • EkspertI i Sigurisë rrugore, Z. Fatmir Hasho;
  • Drejtori i Qendrave të Kontrollit Teknik, Z. Drakuli Lumi;

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”