Festojmë vite Shërbimi i Kontrollit Teknik!

You are here

Festojmë vite Shërbimi i Kontrollit Teknik, 12 Prill, ora 11:00, Selia e DPSHTRR, Fushë-Prezë!

Pas një rrugëtimi të gjatë, jemi krenarë që shërbimi i kontrollit teknik iu besua sërish DPSHTRR!

Duke synuar rritjen e standardeve në ofrimin e një shërbimi cilësor të shumëmunguar në këtë sektor, sot ky shërbim gëzon vlerësimet nga TÜV RHEINLAND ku DPSHTRR plotëson kërkesat e Standardit EN ISO 9001: 2015, duke i dhënë dritën jeshile certifikimit!

Mirëadministrimi 2019-2022; rimëkëmbja e shërbimeve të transportit rrugor dhe transformimi rrënjësor i Automotorizimit Shqiptar përmes investimeve në infrastrukturë fizike e në sisteme operative, pajisje e logjistikë, kushte pune e shërbimi për ekipin dhe qytetarët; konsolidimi organizativ e ekonomik i entit; na sollën, nga një batak i errët ku gjendeshim deri në vitin 2018 (aq më rëndë Kontrolli Teknik deri në fund të vitit 2020), në një shërbim publik të denjë, që kalon me meritë në nivelin e certifikimit të suksesshëm për standardet ndërkombëtare!

Qendrat e Kontrollit Teknik - një element kyç për sigurinë rrugore, sot mundësojnë rrugë e qytete më të sigurta e më të pastra, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik, pa përmbushur kriteret.

Falenderojmë Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, veçanërisht Zv. Kryeministren Belinda Balluku për besimin dhe mbështetjen ndaj DPSHTRR, që na motivon edhe më tej për të vijuar punën me ritme të larta në sfidën e përbashkët për Shqipërinë që Duam!