Korriku 2023, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistraura për herë të parë gjatë vitit 2023!

Data e lajmit: 16 Aug 2023

7,985 mjete të regjistruara për herë të parë, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019!

874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021!

6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021!

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023:

  • Itali 23%
  • Gjermani 21%
  • Zvicër 10%
  • Korea e Jugut 7%
  • SHBA 5%
  • Kina 4.9%

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!

3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi!

Open Data DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte

Flota e mjeteve gjithnjë e në rritje, sidomos gjatë sezonit veror me fluks të shtuar nga ardhja e emigrantëve, nxit për rritjen e vëmendjes gjatë qarkullimit me mjet, për kujdes më të lartë, gjithnjë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi!