Blendi Gonxhe

You are here

Video kartolinë nga Automotiv Fair Albania

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përshëndet përmes kësaj video-kartoline gjithë komunitetin e automotivit dhe automotosportit, prodhuesit e shitësat, transportuesit rrugor, autoserviset e mirëmbajtësit, autoshkollat e profesionistët e shërbimeve të automotorizimit, restauratorët e të pasionuarit e koleksionit shqiptar Retro.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Nëse jeni një i ri apo e re nga mosha 21- 26 vjeç dhe ke përfunduar ciklin e parë të studimeve  “Bachelor”, po vjen një mundësi e artë për të aplikuar  në: https://praktika.riniafemijet.gov.al që edhe ju të jeni pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Siguria Rrugore në Shkollat Kombëtare gjatë vitit shkollor 2022

Në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me Këndin e Sigurisë Rrugore ka shëtitur në 7 qytete (Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Shkodër)  duke organizuar 37 evente të sigurisë rrugore, me 139 orë edukative dhe 1,623 fëmijë pjesëmarrës. 

Duke simuluar situata të trafikut rrugor, fëmijët kanë mësuar përmes lojës dhe argëtimit, mbi vijat e bardha, respektimin e këmbësorëve dhe të semaforit, për të qenë të vëmendshëm kur lëvizin vetë apo në shoqërinë e të rriturve. 

Albumi Retro - Dhurata Ideale Kushtuar Entuziastëve të Automotobilizmit

Shumë prej jush, janë në prag pushimesh për të vizituar vende, miq e të afërm, e në këtë mënyrë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka mendur për dhuratën ideale kushtuar entuziastëve të automotobilizmit dhe copëzave të historisë së tij në Shqipëri.

Albumi RETRO - Koleksioni Shqiptar, është një tekst dygjuhësh shkruar në shqip dhe anglisht, që rrëfen rrugëtimin e automotorizimit në vend përmes fotografish historike, përshkrime mjetesh, përjetimin e shqiptarëve dhe plot pjesë nga arkivat e kinematografisë shqiptare.

Vox Pop Testi Teorik për Lejen e Drejtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka realizuar vox pop-e, duke pyetur aplikantët për lejet drejtimi pas testimit të teorisë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi, për përshtypjet mbi fazën mësimore, mbi testin e teorisë dhe mbi simulimin online të testit.

DPSHTRR Uron Gëzuar Kurban Bajramin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Kurban Bajramin, duke përcjellë urimet më të përzemërta për sa më shumë shëndet dhe mbarësi secilit prej jush.

Njoftim mbi Qendrat e Kontrollit Teknik

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  njofton se ditën e shtunë, datë  9 Korrik, Qendra e Kontrollit Teknik Tirana 1 dhe Tirana 2 do të ofrojnë shërbim gjatë orarit 08:00-13:00, ndërsa të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik  të tjera në drejtoritë rajonale nuk do të ofrojnë shërbim.

Ditën e hënë, më datë 11 Korrik, Qendra e Kontrollit Teknik  Tirana 1 dhe Tirana 2, nuk do të ofrojnë shërbim, ndërsa në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të tjera në Drejtoritë Rajonale do të ofrohet shërbim gjatë orarit  08:00-16:00.

Rrëzohen në Ritestim Humbësit e të Gjitha Pikëve të Leje Drejtimit

Dita e sotme ka qenë hera e dytë e testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit, të cilët me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5 dhe po të 5-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove).

Sigurisë Rrugore në Kha Summer Camp

Një ditë e veçantë u organizua  me Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të Kha summer camp " Escape together"

Larg vapës dhe diellit të nxehtë, nën shoqërinë e cicërimave të zogjve, fëmijët mësuan rregullat e sjelljes në rrugë si këmbësorë,si pedalues dhe si drejtues mjeti në të ardhmen. Me partnerin besnik Kryqin e Kuq Shqiptar, u  mundësua ky aktivitet sa edukues dhe argëtues.

Takime të tjera do të organizohen sërish shumë shpejt në Khasummercamp me grupe të tjerë fëmijësh pjesëmarrës.

DRSHTRR Korçë, vazhdojnë punimet në kompleksin e ndertuar tërësisht të ri

Po vazhdojnë punimet në kompleksin  e ndërtuar tërësisht të ri, për shtresat e binderit, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

Qëllimi i këtyre investimeve është të krijojë kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor edhe në qarkun juglindor, ku vitin e fundit u kryen 135,097 shërbime, gjithashtu në kë qark  viti u mbyll me 37,882 mjete rrugore dhe 72,688 drejtues mjeti nga Bashkitë: Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.

Njoftim

Drejtoria e  Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se gjatë ditës së pushimit zyrtar, më datë 11 Korrik, nuk do të ofrohet shërbim në sportele, ndërsa në datën 12 Korrik, orari i shërbimit do të jetë nga ora 08:00-19:00

Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

Këshilla Për Udhëtimet Gjatë Verës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke ju uruar pushime të mbara, këshillon të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve në këtë periudhë të vitit.  

Duke marrë parasysh që temperaturat janë shumë të larta dhe numri i pushuesve dhe mjeteve në rrugë rritet ndjeshëm: 

Puna  e vitit 2019-2022 e DPSHTRR vlerësohet për digjitalizimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe subjektet

Puna  e vitit 2019-2022 e Drejtorisë së Përgjithshme te Shërbimeve të Transportit Rrugor për digjitalizimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe subjektet vlerësohet edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Bazat e Mirëqeverisjes në Menaxhimin Cilësor nga Administrata Publike”, organizuar nën patronazhin e Kryeministrit, Edi Rama dhe bashkërisht me SIGMA (the Joint Programme of the OECD and EU) dhe ReSPA (the Regional School of Public Administration).

DPSHTRR Merr Vlerësimin mbi Digjitalizimin dhe Lehtësimin e Shërbimeve për Qytetarët

Gjatë ditës së sotme, në mbajtjen e konferencës ndërkombëtare “Bazat e mirëqeverisjes për menaxhimin e cilësisë në administratën publike”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u vlerësua për digjitalizimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët nga Zv.Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Arben Ahmetaj dhe nga Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi.

Tjetër Risi nga DPSHTRR\ Aplikacioni më i ri i Leje Drejtimit në Play Store për Android

Nga sot do të gjeni online aplikacionin e Leje Drejtimit në Play Store për Android, në vijim do të vijë edhe në App Store.

Ky aplikacion do tu ndihmojë të praktikoheni për testin e teorisë, duke u simuluar online pranë testit zyrtar të Lejes së Drejtimit për të provuar veten para.

Zhvillimi i sa më shumë simulimeve online u ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për Lejen e Drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.

Rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik Dimal pranë DRSHTRR Berat

Po shkon drejt pëfundimit rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku ka mbetur për t’u instaluar sinjalistika vertikale dhe disa pajisje shërbimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë proceseve të punës.

Ndërhyrjet infrastrukturore po bëhen në kuadrin e rilindjes së Automotorizimit Shqiptar, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin. 

Bota automotive dhe magjia ndjellëse e saj

Në episodin e radhës të emisionit  “N’Timon”- Top News TV Albania, do të prekni Inovacion, adrenalinë dhe gaz  me mjetet më të reja në arenën ndërkombëtare dhe me sipërmarrës shqiptarë, kosovarë e rajonalë, që u bashkuan e u njohët në Automotive Fair Albania, i cili shër

Urojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron gëzuar në ditën e sotme 4 Korrik  – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Ky dedikim shoqërohet edhe nga komuniteti shqiptar i koleksionistëve të mjeteve, i cili vjen me këtë Cadillac DeVille, të vitit 1965, në pronësi të koleksionistit nga Korça Z. Erald Jani, anëtar i Koleksionit Shqiptar RETRO. 

 

 

 

 

DPSHTRR Institucion Miqësor me Katërputroshët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mbështet qytetarët, duke iu dhënë mundësinë e shoqërimit nga katërputroshët gjatë marrjes së shërbimeve në sportele pranë çdo drejtorie rajonale.

Personat që do të jenë të shoqëruar nga katërputroshët duhet të respektojnë kushtet e higjenës dhe sigurisë për të gjithë.

 

 

Respekt Përjetë Akteve Heroike të Lirisë

Data  2 Korrik 1990, dita kur në Tiranë u thye muri i regjimit, kur shkelëm tokën e lirë, si komb.

Historia shkruhet nga njerëzit dhe përjetësohet nga kujtesa, që duhet mbajtur e gjallë.

Dyshemetë Teknologjike edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Sarandë

Po punohet me shtresat e resinës për dyshemenë teknologjike të Qendrës së Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë, ku po kryhet rikualifikimi i plotë i objektit, oborrit dhe ambienteve të tjera, për kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit dhe qytetarët e kësaj drejtorie. Investimi  po zhvillohet nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.

DPSHTRR Bashkëpunim të Ngushtë me Institucionet Homologe Gjermane

Prej 2 vitesh tashmë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor punon ngushtësisht me kolegët gjermanë të KBA (institucion homolog i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transport Rrugor ) dhe të Ministrisë Federale të Transportit e Digjitalizimit, me fokus mbi Sigurinë Rrugore, Leje Drejtimin, Regjistrimin e Mjeteve dhe së fundmi edhe Automoto Parkun Shqiptar e Regjistrin Retro.

Qendra e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore në DRSHTRR Vlorë

Me pamjet e punës për transformimin e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, ashtu si të gjitha ndryshimet në  automotorizimit shqiptar anembanë vendit, Drejtoria Përgjithshme  e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju uron një javë të mbarë.  Kjo drejtori po punon për të sjellë ndryshime në automotorizimin shqiptar anembanë vendit, duke rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Fëmijët Pjesëmarrës të Aktiviteteve Në Automotive Fair Albania 

Fëmijët, gjatë vizitave me prindërit e të afërmit e tyre, në Automotive Fair Albania  gëzuan hapësirat e dedikuara për ta, por u bënë edhe protagonistë të çdo këndi tjetër ku shoqëronin të rriturit.

Ata u bënë pjesëmarrës të aktiviteteve tek këndi edukativ i sigurisë rrugore, në garat me mjetet e "Mini Gran Premio", në mësimin e biçikletave dhe orët rekreative mbi mësimin e shenjave rrugore. 

Gjithashtu ata vizituan e shfaqën kuriozitet për ekspozitën e artit dhe muzeun "Retro".

Punimet për Dyshemetë Teknologjike të Qendrës së Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK,

Për të krijuar kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit dhe qytetarët, vazhdojnë punimet me shtresat e resinës për dyshemetë teknologjike të Qendrës së Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.

Investimet për këto transformime po zhvillohen nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët  për mirëkuptimin.

Orët Edukative të Sigurisë Rrugore në Muajin Qershor

E ndërsa bëhemi gati të mbyllim muajin Qershor, rikujtojmë rëndësinë e edukimit me normat dhe sjelljet mbi sigurinë rrugore, nisma e aktivitete, të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon vendoshmërisht në shkollat kombëtare.

Rreth 157 fëmijë kryen trajnimin dhe cirkuitin  e klasës së sigurisë rrugore në shkollat: ”24 Maji” në Vlorë, "Demokracia” në Korçë, "Kolë Jakova" në Tiranë, “Martin Camaj” në Shkodër.

Vetëdije për veprimet dhe ndërgjegjësim për brezin e ri për të ecur të sigurt në rrugë.

Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Korçë

Vijon puna për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

Ndërhyrja e plotë rindërtuese në këtë drejtori është kryer me fonde nga vetfinancimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në kuadrin e rigjenerimit të plotë të automotorizimit shqiptar anembanë vendit.

Shërbimi i kontrollit teknik po ofrohet me tarifa të përgjysmuara. 

Automjetet risi më të fundit në Automotive Fair Albania

Automotive Fair Albania zbuloi për publikun edhe shumë nga modelet teknologjikisht më të fundit  të markave më të njohura, me risitë më green por dhe më inteligjente, të së nesërmes së mobilitetit me rrota.

 Automjete që na dëgjojnë e na flasin, që shikojnë e vetëdrejtohen, që na mbrojnë nga aksidentet, që nuk ndotin ambientin, që ndërlidhen në rrjete online ndërsa ecin, që reagojnë e ndërveprojnë me rrugën dhe drejtuesin e mjetit ose pasagjerin, janë tashmë pjesë e jetës sonë, realitet i kohës sonë.

Avion i vjetër ushtarak në Automotive Fair Albania

Që të vegjël adhurojmë helikat, fluturidhat, ëndrrat me pilotë e sa herë shtangnim me sytë nga qielli për të shquar heroin e imagjinatës - avionin, magjinë pezull në ajër.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon  "SHEGA TRANS SHA" dhe Z. Ervin Shijaku që mundësuan për  Automotive Fair këtë pamje dhe prezencë legjendare, gjithashtu për gatishmërinë, impenjimin dhe koston në krijimin e kësaj skenografie të rrallë e të gjallë. 

Analiza mbi Sigurinë Rrugore Për Periudhën Kohore Janar-Maj 2022 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka përgatitur analizën mbi sigurinë rrugore për periudhën kohore Janar-Maj 2022. 

Puna për sigurinë rrugore, koordinimi, masat ndërgjegjësuese, masat policore, sistemet, risitë teknologjike, ndryshimet shtrënguese në akte dhe përmirësimet e sektorit të lejeve të drejtimit, po japin në vijimësi rezultate pozitive.

Në një krahasim të bërë me të njëjtën periudhë në vitin 2021, ka rezultuar me 17%  viktima më pak.  

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga