Janari 2023 reflekton trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse!

Data e lajmit: 07 Mar 2023

Gjatë muajit Janar 2023, janë regjistruar për herë të parë 4,437 mjete ose +18.3% më shumë se viti 2019!

Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë:

  • Gjermania 24.6%,
  •  Italia 23.4%,
  •  Zvicra 10%.

541 mjete ose 12% e flotës së regjistruar në Janar 2023, janë mjete të gjeneratës së fundit (mjete me vit prodhimi të tre viteve të fundit)!

553 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi! Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra!

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 69% krahasuar me Janar 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse !

+173% mjete Green janë regjistruar për herë të parë në Janar 2023, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH).