Rezervo kontrollin teknik online!

Data e lajmit: 08 Mar 2023

Rezervoni online përpara përfundimit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, për të eleminuar çdo penalizim për tejkalim afati apo mos gjetje të datave të lira në sistem.

Aplikoni në portalin e-albania.al për të rezervuar orarin për të kryer kontrollin teknik të mjetit (kolaudimin).

  • Identifikohuni si qytetar ose subjekt në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit”;
  • Klikoni butonin "Përdor";
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me orarin, datën dhe ku do të kryeni kolaudimin e mjetit;
  • Klikoni butonin "Dërgo" për finalizimin e aplikimit;

Respektoni afatet ligjore lidhur me datën e kontrollit teknik të mjetit dhe paraqituni brenda 30 ditëve për rikontrollin e tij.

Kur mjeti nuk e kalon testin e kontrollit teknik, data kur rezulton ngelës është edhe data e parë e fillimit të numërimit të 30 ditëve kur mund të paraqiteni për rikontroll. Nuk ka nevojë për rezervim orari për paraqitjen e mjetit për ritestim.

Për më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al