Blendi Gonxhja

You are here

Masa strikte në rifitimin e Lejes se Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve të saj!

Nga 288 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 30 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.4%!

2 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 15-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 26 kandidatë për këtë seancë!

 

Shqiptarët, “të çmendur” pas Targave të Personalizuara!

Në vetëm 5 ditë nga dalja live e konfiguratorit online janë realizuar 92,153 kombinime ndërkohë janë rezervuar 182 targa që në ditën e parë të nisjes së shërbimit, 1 mars.

Çdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere.

Zëri Yt Dëgjohet Janar-Shkurt 2023

DPSHTRR vijon të jetë e angazhuar në misionin e saj, për të qënë e qëndrueshme në cilësinë e shërbimit dhe në gatishmërinë ndaj qytetarëve për t’i informuar kurdo që ata kanë nevojë.

 

Gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2023, qytetarët janë asistuar:

 

Qëndrim mbi njoftimin për shtyp të bërë nga Autoriteti I Konkurrencës mbi Akt-Marrëveshjen mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1

Tani mund ta personalizosh targën e makinës tënde, me 5 deri në 7 karaktere!

Nisim një tjetër shërbim RISI!

Tani mund ta personalizosh targën e makinës tënde, me 5 deri 7 karaktere!

Targimi i parë u realizua në automjetin e figurës së njohur së botës së medias NOIZY!

Konceptet bazë të Sigurisë Rrugore në Kopshtin "Lodrojmë"!

Mënyra më e mirë për t'i mësuar fëmijëve rregullat e sigurisë rrugore që në vegjëli është t'ia tregoni në mënyrë praktike e zbavitëse dhe të jeni një model i mirë për t'u ndjekur.

Siguria rrugore është një sfidë e përbashkët për të gjithë ne dhe është e rëndësishme që të punojmë vazhdimisht për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë dhe përdoruesve të rrugës!

Vijojnë punimet për transformimin rrënjësor të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës!

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Rezultate rekord për shërbimet e ofruara përgjatë muajit Janar 2023!

Viti 2023 nis me Rezultate REKORD!

Disa nga arritjet kryesore për muajin Janar 2023 krahasuar me Janar 2018 i listojmë në vijim:

Nga 1 Marsi nis shërbimi RISI i targave të personalizuara!

Bëhuni gati! Mendohuni mirë dhe fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës!  T1RONC1, D4N0C, 007 JB 

Nga 1 Marsi nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra e anasjelltas 2 gërma, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!

Thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!

Ditët e fundit janë  konstatuar radhë pa kuptim për raporte mjekësore për efekt kursi patente! I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!  Autoshkollat do të jenë në monitorim të vazhdueshëm për përmbushjen e programit. Regjistrimet në kurse të dyshimta, që nuk justifikojnë përmbushjen e programit të plotë zyrtar teori/praktikë, do jenë subjekt kontrolli të rreptë dhe do të konsiderohen të pavlefshme!

Kompleksi i ri i DRSHTRR Korçë!

Kompleksi i ri i Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Korçë, në unazën e qytetit, ku ofrojmë 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh të Qarkut juglindor. Pamjet flasin vetë për vizionin tonë për njerëzit dhe shërbimet publike, për punën e prekshme të transformimit epokal të Automotorizimit Shqiptar. 

 

Statistika e aksidenteve rrugore për muajin Janarit 2023!

Në një periudhë kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në statistikat e aksidenteve rrugore të Janarit 2023.

Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve për disa kategori!

Kategoritë që përfitojnë nga Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve shërbim publik social janë: invalidët e punës, personat e verbër, të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që:

Mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë;

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Automotorizimi Shqiptar përcolli urimet më të ngrohta vëllazërore për Kosovën që në 17 Shkurt 2023, festoi pavarësinë e saj të 15 si shtet i pavarur. 

Udhëtoni gjithmonë me kujdes!

Udhëtoni gjithmonë me kujdes, dhe mos harro që dikush që të do, dhe të pret në shtëpi. 

Respektoni dhe mbroni jetën tuaj duke drejtuar mjetin me përgjegjësi!

Orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale!

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale, çdo të Hënë sot është nga  08:00-19:00.  Paguani taksat e mjetit online:

Përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor në DRSHTRR Lushnje!

Tjetër përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor,këtë herë në Lushnje, ku po punojmë për transferimin e qendrës ekzistuese në një pozicion të ri dhe me akses më të lehtë, si një zgjidhje për problematikën e manovrimit të mjeteve që kryejnë kontrollin teknik!

Nuk ka as rritje e as dyfishim të çmimit të patentës!

Lajmi bombastik se “dyfishohet patenta” është LAJM I GABUAR! Lajmi është: FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave.  As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës. Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave. Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit.

Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara!

 Dikur një tabu, stres, sot një zgjidhje e suksesshme dhe praktike.

Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara nga DPSHTRR, një shërbim transparent për qytetarët e serviset, që s’le vend për abuzime. Vetëm gjatë vitit 2022, janë realizuar 75,361 certifikime e miratime të errësimit të xhamave.

Përfitimet nga errësimi i xhamave:

Një hap larg drejt rikualifikimit total të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës!

Tjetër RIKUALIFIKIM total, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor KUKËS!

Gati projekti për nisjen e procedurës së prokurimit për rajonalen e vetme që pret ndërhyrjen, pasi mbyllëm kalimin e truallit funksional në pronësi të DPSHTRR!

 Modernizojmë shërbimet e transportit rrugor për tre bashkitë veriore:

10.6% e atyre që iu hiqet Leje Drejtimi e rifitojnë atë!

Nga 262 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 28 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.6%!

1 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 14-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 19 kandidatë për këtë seancë!

Leje Drejtimi nga B në D/D1 pa kaluar në C!

Më lehtë, Më shpejt, Më lirë!

 

Lehtësojmë ndjeshëm procedurat për qytetarët e interesuar për t’u bërë drejtues mjeti për transport udhëtarësh (taksi, autobus), pa kaluar më përmes shkallës së kualifikimit për transport mallrash.

Nga B në D/D1 pa kaluar në C:

Bazuar në mesataren mujore nga hyrja në fuqi e kësaj risie në 13 Qershor 2022, PËRFITOJNË 3,352 qytetarë në vit duke u KURSYER 263,802,400 lekë (tarifë regjistrimi dhe kosto e kursit)

Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara!

Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!

Efekti I Kontrollit Teknik për Janar 2023!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për muajin Janar 2023:

553 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çregjistruar përgjithmonë!

Janë paraqitur për testim 15,780 mjete, nga të cilat:

Punimet rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës po përparojnë me ritme të shpejta!

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e Shkollës Publike 9 - vjeçare “Pashko Vasa” në qytetin e Mirditës.

Qytet më qytet, e shkollë më shkollë për të folur mbi rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës rrugore

U ndalëm në shkollën "Pashko Vasa" në qytetin e Mirditës, ku fëmijët aq të sjellshëm dhe të edukuar u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat nëpërmjet cirkuitit të ndërtuar për ta, duke u argëtuar e duke mësuar në mënyrë aktive!

Ndërgjegjësim sot për të ardhme të sigurt nesër!

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA LETRAT NË RREGULL!

Tjetër RISI nga Drejtoria e Pwrgjithshme e Shwrbimeve tw Transportit Rrugor!

Sisteme SMART për zgjidhje transparente dhe automatizim të monitorimit rrugor mobil!

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar!

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar, për tërë trojet shqipfolëse, por dhe më gjerë në rang rajonal! Jemi krenarë që po shkruajmë sëbashku një copë kaq të bukur historie e suksesi!

Auto Moto Park Albania për Motorsportin dhe Sigurinë Rrugore

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, mes katër prezantimeve pjesëmarrëse, për koncept-idenë e projektimit të Auto Moto Park Albania, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Përtej transparencës e procesit demokratik, rëndësi absolute ka përzgjedhja me këmbë në tokë, racionale dhe realiste për kontekstin!

Pages