FALEMINDERIT transportuesve rrugorë të udhëtarëve!

Data e lajmit: 09 Oct 2023

FALEMINDERIT për sakrificat tuaja në kushtet e kostove të rritura nga karburanti e inflacioni! FALEMINDERIT edhe shërbimit taksi e turistik të rastit!

Pa JU ky sezon i jashtëzakonshëm turistik nuk do të ishte përballuar dot! JU jeni heronjtë e transportit kolektiv, publik, qytetës e ndërqytetës, shërbimit me shofer, që me forcat tuaja ja dilni të investoni, kujdeseni e të garantoni 93% të volumit total të transportit të pasagjerëve brenda vendit!

BRAVO për një vit pa ngjarje, pa aksidente me pasoja, ku JU mbani mbi shpatullat tuaja misionin jetik të këtij transporti, rrugëve ditë e natë, dimër e verë, 24/7, anë e mbanë Shqipërisë!

Sfida juaj është akoma më e vlerësuar nëse e ballafaqojmë me trafikun e rënduar prej rritjes së flotës së mjeteve rrugore, tranzitin e mjeteve të huaja, rritjen e lëvizjes dhe fluksin turistik rekord!

Në vendin tonë vetëm për 8-mujorin Janar-Gusht 2023, kanë hyrë 1,827,072 automjete me targa të huaja, 304,974 më shumë se në vitin 2022, ose 20% më shumë!

FALEMINDERIT nga zemra! Jeni MË TË MIRËT!

MIRËNJOHJE Task-Forca e Transportit Rrugor për monitorimin dhe masat në inspektimin rrugor!

MIRËNJOHJE edhe për Policinë Rrugore, për menaxhimin e qarkullimit në kushtet e rritjes së numrit të përdoruesve të rrugës, ku vlen të theksojmë se 56,267 mjete rrugore janë regjistruar për herë të parë në Janar-Shtator 2023, ose 52% më shumë se në periudhën Janar-Shtator 2019!

Nëse do të ponderonim të dhënat e uljes së aksidenteve rrugore me rritjen e numrit të mjeteve rrugore në qarkullim, si edhe me rritjen (+125% krahasuar me vitin 2013) të kilometrazhit të kryer për mjet, do të dilnim në SHIFRA POZITIVE REKORD ULJE AKSIDENTESH!

 70% u ul Indeksi i Vdekshmërisë për 10,000 mjete, krahasuar me vitin 2013!

Arsye për t’u ndjerë krenarë në çdo aspekt, por mbi të gjitha për t’u përulur para HERONJVE të heshtur të TRANSPORTIT RRUGOR që i shërbejnë me përkushtim qytetarëve dhe gjithë pasagjerëve e vizitorëve!

DPSHTRR premton angazhim edhe më të madh për mbështetjen e sektorit të Transportit Publik Rrugor Ndërqytetës mes Platformës Kombëtare eTransport dhe Biletimit!