Statistika mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar - Shtator 2023!

You are here

56,267 mjete të regjistruara për herë të parë Janar - Shtator 2023, 52% më shumë se Janar - Shtator 2019!

1,200 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Shtator 2023, +341% krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021!

Rinovohet flota me 8,473 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 41% më shumë se Janar-Shtator 2021!

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Shtator 2023:

  • Itali 21.6%;
  • Gjermani 21.2%;
  • Zvicër 10%;
  • Korea e Jugut 9.4%;
  • SHBA 5%;
  • Kina 5.3%

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Shtator 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!

4,519 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi!

Open Data DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte

Për DPSHTRR, më shumë mjete në qarkullim përkthehet në më shumë përgjegjësi. Përgjegjësi për t’ju njoftuar mbi hapat që duhet të ndiqni përpara se të importoni një mjet dhe përgjegjësi për të ofruar lehtësira në regjistrimin dhe çregjistrimin e mjeteve rrugore.

Rritja e flotës vendase sjell sfida për garantimin e sigurisë rrugore në qarkullim, ndaj të gjithë përdoruesit dhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin shkallën e përgjegjshmërisë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”