Përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Data e lajmit: 05 Oct 2023

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturës sonë. Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Shtator 2023, qytetarët janë asistuar me:

  • 21,727 mesazhe dhe telefonata në numrin zyrtar +355688015833;
  • 1,939 mesazhe dhe komunikime në rrjetet sociale;
  • 1,573 komunikime me email në dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Jeni konfuz për informacionin mbi procedura të ndryshme?

Mos u shqetësoni! Jemi ne udhërrëfyesi i eksperiencës suaj në DPSHTRR!

Përmes kanaleve tona në:

  • Numër Kontakti/Whatsapp;
  • e-Mail;
  • Rrjete Sociale, etj., jemi aty me stafin e kualifikuar për t’i dhënë përgjigje çdo paqartësie tuajën!