Rifitimi i Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Tetor 2023!

Data e lajmit: 09 Oct 2023

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 83 persona nga 660 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Tetor 2023! Kush nuk e kalon testimin rikthehet pambarimisht, çdo herë, në Autoshkollë!

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 26 regjistrime, u paraqitën 16 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues!

660 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.5% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon!

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Shkarko aplikacionin në mobile:

Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt