Blendi Gonxhja

You are here

Rezultate rekord të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi!

Falë mirëadministrimit, informatizimit e mirëorganizimit të punës gjatë 10 mujorit të vitit 2023, konfirmohen rezultate REKORD të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi, në kontributin si agjent tatimor për Buxhetin Qendror e Vendor, në kontributin fiskal për buxhetin e shtetit si tatimpagues, si dhe në të ardhurat për vetë entin tonë që operon me vetëfinancim!

Infografikat ilustrojnë qartë SUKSESIN! 95% e arkëtimeve nga TVMP i shkon Buxhetit të Shtetit, nga të cilat 25% Bashkive!

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat!

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

Zëri Yt Dëgjohet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç

Zëri Yt Dëgjohet në DRSHTRR Laç!

Ndjekim nga afër perceptimet e qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të ofruar në këtë DRSHTRR, e cila numëron jo pak por 42,377 mjete të regjistruara dhe 64,626 drejtues mjeti.

Ndër përshtypjet e qytetarëve nuk mund të mos përmendim transformimin e infrastrukturës së kësaj drejtorie, e cila disa vite më parë përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat.

Shërbime me procedurë të lehtësuar Janar - Tetor 2023

Rezultatet e punës së 10-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë poseduesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Tetor 2023:

Emisioni i rradhën N'Timon përgjatë panairit Automotive Fair Albania!

Automotive Fair Albania II, kryefjala e javës mbyllëse të tetorit në kryeqytet dhe jo vetëm!

Me një mori eventesh për të gjitha grupmoshat, disiplina të ndryshme, ku pasionantët e botës automotive u njohën me teknologjinë moderne të ditëve të sotme, ku nostalgjikët e automotorizmit ndër vite shijuan mjetet me vlera historike që nuk i humbasin kurrë dhe ku adrenalina e përcjellë nga garat dhe eventet e ndryshme motorsportive nuk kishte si të mungonte, edicioni i dytë i këtij panairi i surprizoi të gjithë!

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Z.Blendi Gonxhja, në Emisionin talk show “BILARDO”

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja, në Emisionin talk show “BILARDO”, në MCN TV, mbi kulturën e lëvizjes, sjelljen në rrugë, ndjeshmëri e problematika të jetesës urbane, projekte e ambicie si Automotoparku në Elbasan.

Kliko në link për dëgjuar më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=mOp4ylI8lmI

Arkiva Qendore e DPSHTRR

Arkiva Qendrore e DPSHTRR, një godinë bashkëkohore me kushte dhe standarte të larta të sigurisë, për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacioneve të mjeteve dhe drejtuesve të mjeteve.

Vijojnë punimet në arkivën e dokumentacionit të mbyllur, ku po përfundon faza e tretë e kompletimit të arkivës me rafte për të sistemuar dosjet e mjeteve të çregjistruara dhe dosjet e drejtusve të mjeteve.

Raporti mbi Mjetet për periudhën Janar-Tetor 2023

63,345 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Tetor 2023, 52% më shumë se Janar-Tetor 2019!

84% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë janë autovetura, 58% më shumë se Janar-Tetor 2019!

38% e autoveturave të regjistruara për herë të parë, me 0km, janë Electric/Hybrid Plug In, +111% krahasuar me 2021!

1,019,744 ALL vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë në 2023, 34.4% më e lartë se 2018.

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe në reduktimin e ndotjes ambientale, vazhdon të mbetet prioritet i gjithë veprimtarisë sonë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023, tregon se gjatë këtij 10 mujori janë certifikuar me parametra në vlerat e lejuara për qarkullim, mjetet rrugore me moshë mesatare 16 vjeçare.

Në këtë mënyrë, efiçenca e testimeve me teknologji bashkëkohore ka luajtur rol kyç në:

Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat

Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

Rifitimi i Leje të Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Nëntor 2023

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 89 persona nga 723 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 - Nëntor 2023!

Statistikat e periudhës Janar - Tetor 2023 mbi suportin ndaj qytetarëve!

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturës sonë.

Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Tetor 2023, qytetarët janë asistuar me:

Këshilla për udhëtim në ditë me shi!

Në ditët me shi, drejtuesit e mjeteve duhet gjithmonë të kenë parasysh këto këshilla për një udhëtim sa më sigurt:

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga të cilat 27 subjekte pas kontrollit plotësuan në afat mangësitë, ndërsa për të tjerat u morrën masa administrative!

7 Autoshkolla u ndëshkuan me pezullim aktiviteti, nga 1 deri 3 muaj!

Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi

Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi, në Fushë Prezë, Tiranë.

Mbi 30 mijë kandidatë në vit, të 110 autoshkollave të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.

Statistikat e Rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Tetor 2023

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Fituesit e Çmimit për projektin më të mirë novator në edicionin e dytë të Automotive Fair Albania

Fituesit e Çmimit për projektin më të mirë novator ndër gjimnazistët e tjerë ishin:

Gjimnazi "28 Nëntori", Shkodër dhe UNO Robotix që përfaqëson Institutin "Harry T. Fultz"

Një falenderim i madh për:

Forumi "Start Up and Innovation, Driving the Future"

Një falenderim special për të gjithë folësit tanë vizionarë në forumin "Start Up and Innovation, Driving the Future":

Parada e mjeteve pjesëmarrëse në Tirana Grand Prix!

Këtë të dielë mjetet pjesëmarrëse në Tirana Grand Prix tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në një paradë në Bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Klasikja u takua me modernen, duke i lënë të gjithë të mahnitur.

Një falenderim i madh për Old Cars Club Bari, Ferrari Club Italia, dhe Porsche Club Puglia që e bënë të paharrueshme!

Takim me pilotët e talentuar të Old Cars Club Bari, Ferrari Club Italia dhe Porsche Club Puglia

Të emocionuar që mirëpritëm pilotët e talentuar të Grand Prix të Tiranës nga:

  • Old Cars Club Bari
  • Ferrari Club Italia
  • Porsche Club Puglia

në Automotive Fair Albania II, me praninë e dalluar të përfaqësuesit të Ambasadës së Italisë në Shqipëri, Sekretari i Parë, Z. Stefano Salmaso, Shef Zyre Tregtare dhe koleksionistë shqiptarë nga Komuniteti Retro.al!

Tirana Grand Prix

Tirana Grand Prix i përfshiu rrugët e Tiranës nën një magji si kurrë më parë!

Një falenderim i përzemërt për ekipet e pabesueshme që bënë të mundur këtë ngjarje:

Kampionët e Formula 1 Kids

Vrapues të vegjël me ëndrra të mëdha!

Njihuni me kampionët e Formula 1 Kids në Automotive Fair Albania!

Çfarë dite argëtuese, e mbushur me buzëqeshje të pastra!

www.automotivefairalbania.al

Supermoto - Gara për të apasionuarit e motorsportit

Supermoto ishte një shfaqje epike talenti dhe këmbënguljeje në pistë!

Urime për fituesit tanë të merituar të garës Supermoto:

  1. Erjus Tufa
  2. Aldo Myrteza
  3. Denis Kallaku

Faleminderit kalorësve të talentuar që sollën aftësitë dhe pasionin e tyre në Supermoto.

www.automotivefairalbania.al

Konferenca "Green City - Sustainable and Safer Urban Mobility"

Çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë në konferencën "Green City - Sustainable and Safer Urban Mobility"!

Sesioni i hapjes ishte një sukses i jashtëzakonshëm, falë njohurive të paçmuara të ndara nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi dhe Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Vizioni i tyre për një të ardhme urbane më të gjelbër dhe më të sigurt është vërtet frymëzues!

Festival of Speed në Edicionin e Dytë të Automotive Fair Albania

Festival of Speed në Edicionin e Dytë të Automotive Fair Albania, aty ku u ndërthurën adrenalina, shpejtësia, tifozeria dhe muzika e mirë.

Një natë për tu kujtuar gjatë!

Nata Gala e Edicionit të Dytë të Automotive Fair Albania

Nata Gala e Hapjes së edicionit të dytë të Automotive Fair Albania ishte një ngjarje madhështore, e shënuar nga prania e folësve të nderuar që ndanë pikëpamjet dhe këndvështrimet e tyre të thella mbi industrinë e automobilave.

Takim i DPSHTRR me përfaqësues gjerman të fushës së transportit

Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Raporti i aksidenteve për periudhën Janar - Shtator 2023

Edhe pse me 2-fishim të kilometrave të kryera në vit, mesatarisht për mjet rrugor si edhe me 2-fishim të flotës vendase aktive, krahasuar me vitin 2013, edhe pse me rritje të jashtëzakonshme të mjeteve në qarkullim nga fluksi turistik, ku 1,827,072 mjete me targa të huaja kanë hyrë sivjet në territorin shqiptar ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2022 - të dhënat për Janar-Shtator 2023, tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga