Fillon transformimi i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

You are here

Pasi kemi bërë realitet të prekshëm transformimin e shumicës së objekteve të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit, i vjen radha edhe ngrehinës së DPSHTRR qendër, të dëmtuar nga tërmetet e të klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit! E konceptuar me perspektivën e duhur për nevojat e një enti në rritje e për të përballuar funksione të shumta shërbimesh e detyra operacionale, objekti i ri, që do të zëvendësojë godinën e vjetër, do të jetë një vepër arkitektonike gjurmëlënëse, e një ndërtimi administrativ model që do t’i shtohet kryeqytetit falë një investimi bashkëkohor, me standarde maksimale efiçience energjetike, prestigj e rrezatim inovacioni teknologjik, me gjithëpërfshirje të publikut në hapësira edukative, me një konstruksion inovator për funksionalitet e siguri shërbimesh publike!

Pas përmbylljes së procedurës ligjore, këtë fundjavë nisi rrethimi për kantierin e godinës së re multifunksionale të shërbimeve qendrore të Automotorizimit Shqiptar, miratuar nga KKT, sipas projektit të Stefano BOERI Architetti!

Fondet 100% nga vetëfinancimi, falë mirëadministrimit 2019-23!

Investimi zhvillohet në një truall me sip. 1,850 m2, ku objekti do të ketë 5 kate mbi tokë e 2 nën tokë, me 39 vendparkime në garazhd, me gjurmë të katit përdhe prej 647 m2, të katit të parë prej 885 m2, katet më lart me sip. 821 m2, në një total sip. ndërtimi prej 6,105 m2 nga të cilat 3,995 m2 mbi tokë, ku përfshihen edhe dy salla konferencash me kapacitete respektive 28 dhe 65 vende. Objekti do të ketë një organizim me një atrium të gjelbëruar e sistem ajrimi klimatik, panele fotovoltaike në tarracë për maksimizim efiçience energjitike dhe përbërje ekologjike. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit për ndërtim = 46.7%. Intensiteti i ndërtimit = 2.1. Lartësia maksimale e strukturës nga niveli i kuotës së sistemimit = 24.85m.

Deri në ndërtimin e selisë së re, ekipi i DPSHTRR do të jetë i sistemuar në adresën e re: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kompleksi Bjorn, Tirana, AL - 1010!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”