DRSHTRR Durrës solidarizohet në shkollën Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Durrës

You are here

Në këtë kohë festive, dashuria dhe solidariteti ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për ne, merr një kuptim të veçantë.

Këtë vit, në prag të festave të fundvitit, rajonalja e dytë nga numri i shërbimeve, DRSHTRR Durrës zgjodhi të ndajë një buzëqeshje të veçantë me familjet që kanë nevojë.

Në shkollën Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, në Durrës, u shpërndanë 90 pako plot me ushqime të shportës bazë dhe ëmbëlsira, për të mbushur sadopak tryezat e familjeve të këtyre fëmijëve, të cilët nuk i kanë mundësitë ekonomike për të festuar ashtu siç duhet!

Çaste gëzimi dhe hareje nga babagjyshët me aftësi të veçanta, të cilët e mirëpritën stafin me një mini-koncert me këngë festive, për t'i falenderuar për dhuratat plot ngohtësi!

Festat janë shkëndija që ndezin zemrat e gjithësecilit prej nesh!

Falenderojmë stafin e DRSHTRR Durrës, për emocionet e dhuruara dhe për solidaritetin e treguar me familjet në nevojë!

*Fotot janë publikuar me miratim nga shkolla dhe prindërit e fëmijëve!