Drejtori i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja i ftuar në emisionin "Dita Jonë" mbi Retro Christmas!

You are here

I ftuar sot në studion e A2- CNN TV, Drejtori i DPSHTRR,Z. Blendi Gonxhja për të folur në “Dita jonë” mbi Retro Christmas, mbylljen vintage të vitit me Retro Shop e me Targat Suvenir tek Pazari i Ri, të premten, 22 dhjetor, ora 18:00. Nuk ka Krishtlindje pa Retro Albania!

Eventi më i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë.

Këtë vit, në zemër të qytetit, do të ofrojmë një pasdite ashtu siç vetëm Retro.al di! Një tjetër event i paharrueshëm për t’ia shtuar magjinë festave, me muzikë, vezullim, sharmin dhe elegancën e mjeteve historike të koleksionit shqiptar Retro.

E organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Pazarin e Ri, dhjetëra mjete historike do të ekspozohen në sheshin rreth pazarit ku nën ritmet Jazz & Swing, këngëve festive dhe sharmit të balerinave elegante, do të sjellim ndjesinë e kthimit në të shkuarën në një ndër zonat më të dashura të kryeqytetit.

Festat tona marrin jetë nga pjesëmarrja e fëmijëve të vegjël, gjyshërve që me nostalgji kujtojnë të shkuarën dhe të apasionuarëve të shumtë, të cilët me shumë zell i presin të tilla organizime.

Ju ftojmë të mos mungoni!

Për më shumë klikoni në link: https://www.youtube.com/watch?v=GwmXFeTKmfg


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”