RETRO Christmas në Pazarin e Ri!

Data e lajmit: 26 Dec 2023

RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit ku me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO u mblodhën te Pazari i Ri nën tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve - Universiteti i Arteve dhe balerinave gazmore!

Nuk kishte si të mungonte punishtja shëtitëse e Targave Suvenir ku fëmijë e të rritur “gdhenden” në targë dedikimet e tyre duke përzgjedhur ngjyrat, karakteret e emoji-t e preferuara! Gjithashtu, edhe RETRO Shop, një mini-pazar i artikujve me motive automotive vintage, tashmë është kthyer në një ndalesë të dashur për të gjithë të apasionuarit që dëshirojnë të kenë një copëz të Retros gjithmonë me vete!

Përmes kartolinës së pamjeve nga eventi i sotshëm, i urojmë komunitetit tonë RETRO e të gjithë të apasionuarve e dashamirësve, GËZUAR FESTAT!