Blendi Gonxhja

You are here

Hapësira Retro në Automotive Fair Albania

Në Automotive Fair Albania krijimi i hapësirës dhe ekspozimi i dedikuar historikut të Retro-s, u ndërtua me synimin që vizitorët të rindërtonin kujtime dhe përvoja, të rinjtë të njiheshin me vlerat e së shkuarës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për krijimin e kësaj hapësire falenderon:  

Znj. Rejina Çystri për mundësimin e objekteve  historike nxitën kuriozitet ndër vizitorë.

Z. Marjo Mahmutaj për mjetin që vuri në dispozicion për skenografinë e këndit Retro.

Fëmijët dhe Transporti Publik

Tek panairi i Automotive Fair Albania, për dy ditët e fundjavës, Stacioni Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit priti pasagjerët e vegjël, për t'iu shpjeguar me dashuri disa rregulla të transportit publik me argëtim duke i përfshirë në role të ndryshme.

 

Të pasionuarit Pas Sportit Motorik Në Automotive Fair Albania

E diela e datës 19 qershor në  Automotive Fair ka qenë super dinamike, me Karting, Slalom, Cross Kart, sporte si një portë aksesi për të pasionuarit pas sportit motorik.

Në gamën e FIA (Fédération Internationale de l'Automobile) motorsport, ky format garash po rritet me një ritëm fenomenal, në të cilin shoferët trajtojnë një kart përmes një kursi me pengesa me një shpejtësi të kontrolluar.

 

Në Forumin Pasioni Retro

Në Automotive Fair  Albania, forumi "Pasioni Retro" shërbeu si një platformë për njohjen midis komunitetit Retro dhe klubeve të huaja.

Në këtë forum u bashkëbisedua mbi platforma të tjera ndërkombëtare të koleksionimit të mjeteve me interes historik dhe u ndanë sugjerime dhe përvoja të koleksionimit dhe restaurimit mes pjesëmarrësve.

Forumi Dita e Karrierës

Në Automotive Fair Albania,  me përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe nga sistemi arsimor profesional, u zhvillua Forumi "Dita e Karrierës" ku u diskutua mbi sfidat e reja në tregun automotiv, kualifikimi dhe aftësimi i të rinjve në përputhje me sfidat e reja në tregun e punës, kualifikimi dhe aftësimi i të rinjve në përputhje me kriteret e bizneseve.

Virtual Reality Room në Automotive Fair Albania

Në Automotive Fair Albania do të gjeni dhe Virtual Reality Room, dhomëza ku mund të shkëputeni nga realiteti për pak çaste, e të krijoni botën tuaj virtuale pa limit.

Në këtë hapësirë do të gjeni gjithashtu edhe GBi Health & Safety Academy, ku mund të përjetoni përmes simulatorëve, raste të aksidenteve rrugore si një mënyrë sensibilizimi për kujdesin në rrugë.

Objektivat Kryesore të Forumit të Sigurisë Rrugore në Automotive Fair Albania

Pjesë e forumeve të organizuara në panairin e inovacionit mbi botën automotive, ishte edhe forumi i "Sigurisë Rrugore".

Objektivat kryesore që ky forum kishte në fokus:

  • Njohja e praktikave dhe programeve më të mira ndërkombëtare për sigurinë rrugore.
  • Përmbledhja e plotë e mundësive dhe mekanizmave për të zhvilluar me sukses programe inovative të lëvizshmërisë së sigurt rrugore.
  • Angazhim i palëve të interesuara për një axhendë të përbashkët të ruajtjes së sigurisë rrugore, përmes bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat.

Forumi Transporti Publik & Lëvizshmëria e Gjelbër

Rritja e cilësisë së shërbimit të transportit publik, digjitalizimi i shërbimeve të transportit rrugor, zhvillimi i politikave mjedisore për uljen e ndotjes, transporti alternativ dhe disa histori suksesi nga kompani që kanë implementuar prodhimin e energjisë elektrike, ishin disa nga çështjet që u prezantuan dhe u diskutuan në takimin e sotëm së bashku me shoqatat e transportit dhe ekspertë të fushës.

Çmimi i madh i Tiranës/ Dita e Dytë

 Në hapësirën e aktiviteteve dedikuar fëmijëve, u organizua për të dytën herë rradhazi me ambasadorët e vegjël të sigurisë rrugore, "Çmimi i madh i Tiranës".

Motorsport Event/Ndarja e Çmimeve

Aktiviteti i motorsportit, i cili u zhvillua pranë Exposity-it në  Automotiv Fair Albania Pasioni, morri vëmendje të madhe nga publiku. Fuqitë e secilit motor, kombinuar me energjinë e djemve të Rally Albania, dhuruan një spektakël të mirëfilltë, si në pistat ndërkombëtare.

Automotive Fair Albania.

Mbrëmje Magjike Pranë Automotiv Fair Albania

Mbrëmje magjike pranë Automotiv Fair Albania nga komuniteti automotiv.

 Atmosferë plotë ngjyra dhe energji në Expocity, ku aktiviteti do zgjasë plot 3 ditë, me aktivitete e surpriza.

 Hyrja do të jetë e lirë për publikun.

Supermoto në Automotive Fair Albania

Shaqja Supermoto u zhvillua ne Automotive Fair Albania.

Ndiqni programin në web dhe zgjidhni aktivitetin që doni të ndiqni.

Aktivitete plot në Expocity me show-n e rradhës dhe muzikë.

www.automotivefairalbania.al

Klasat e Pedalimit dhe Sigurisë Rrugore në Automotive Fair Albania

Dita e shtunë nisi me klasën e pedalimit dhe këndit të sigurisë rrugore. Aktivitet që do të zhvillohet dhe ditën e diel pranë në Expocity-t në Automotive Fair Albania.

Fëmijët edukohen duke mësuar biçikletën dhe sinjalistikat kryesore për të ecur të sigurtë në rrugë, si këmbësorë,  çiklistë dhe drejtues automjeti në të ardhmen.

 

Mini Gran Premio - Gara e Vogëlusheve për Çmimin e Madh të Tiranës

Dita e shtunë nisi me garën e vogëlushëve Mini Gran Premio - për Çmimin e Madh të Tiranës. Shoqërues në këtë garë ishte edhe personazhi i tyre preferuar Pipi.

Ky aktivitet do të zhvillohet sërish më datë 19 Qershor, diën e diel, në orën 9:00 për një garë të dytë, pranë Expocity-it.

 

Linjë Direkte Për Në Automotive Fair Albania Pranë Expocity

Për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Panairin Automotive Fair Albania, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur në dispozicion, një linjë direkte për të lehtësuar transportin tuaj, për datat 18-19 Qershor, të cilin e gjeni pas "Muzeut Historik Kombëtar".

Shfletoni galerinë për të ndjekur oraret.

 

Surpriza në Expocity 17-19 Qershor

Këtë fundjavë, në panairin e parë automotiv që do të organizohet në Expocity më datë 17-19 Qershor do të ketë shfaqje dhe befasi, të cilat nuk duhen humbur.

Show, muzikë, adrenalinë e pasion, nostalgji dhe argëtim në Automotive Fair Albania.

Për më shumë, njme programin: www.automotivefairalbania.al 

 

Njoftim, Dita e shtunë, e datës 18.06.2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se dita e shtunë, e datës 18.06.2022, do të jetë ditë pune vetëm për Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, nga ora: 08:00-16:00.

Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

Emisioni MCN Economy- I ftuar Zv. Drejtori i DPSHTRR Z. Endri Haxhiu

Zv. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Endri Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin MCN Economy, ku ka  të folur mbi mjetet elektrike dhe lehtësirat e krijuara nga i Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për regjistrimin e tyre.

Për më shumë nga fjala e tij, vizitoni:

 KOSHI GROUP LLC- Unik Në Rajon Për Prodhimin e Aksesorëve të Mjeteve- Pjesëmarrje në AFA

Përaqësuesit e KOSHI GROUP LLC - Carbon fiber solutions, i cili është unik në rajon për prodhimin e aksesorëve për mjetin tuaj, themeluar në vitin 2014, do të jenë pjesë e eventit  Automotive Fair Albania 17-19 Qershor, Expocity, Tiranë.

 

 

 

Forumi AutoMoto Park Albania në Automotive Fair Albania

Formula 1 në Shqipëri?!  Le ta mendojmë të kryer.

Një ëndërr e shumëpritur që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së shpejti mendon ta bëjë realitet.

Ky hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive, do shpalosë idetë më 19 Qershor, ora 17:00,  pranë Expocity, në Automotive Fair Albania.

Znj. Lira Pipa Folëse në Forumin e Karrierës në Automotive Fair Albania

Përballë një paragjykimi për institucionet shtetërore, sfidohemi nga shembuj suksesi të të rinjve në karrierë, të cilët zgjedhin të kontribuojnë për një të mirë publike në vendin e tyre.

Forumi Dita e Karrierës në Automotive Fair Albania

Sfidat e reja në tregun automotiv, kualifikimi dhe aftësimi i të rinjve në përputhje me nevojat e reja të tregut, mundësitë e punësimit në sektorin publik dhe privat, janë disa nga çështjet që do të trajtohen në forumin e “Ditës së Karrierës”. 

Forumi do të jetë pjesë e Automotive Fair Albania, më datë 19 Qershor në orën 12:00.

Për të lexuar programin e plotë të forumeve në Automotive Fair Albania: www.automotivefairalbania.al

Anëtarët e Panelit të Forumit “RETRO” në Automotive Fair Albania

Njihuni me anëtarët e panelit të forumit “Retro”.

Ata janë përfaqësues nga institucione shtetërore vendas dhe të huaj, koleksionistë, themelues shoqatash, specialistë të marrëdhënieve publike të sektorit, të rinj, njohës të pasionuar.

Jeni të ftuar të merrni pjesë për të bashkëbiseduar në këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.

Forumi Pasioni Retro në Automotive Fair Albania

Teksa pasionantët e botës automotive njihen me teknologjinë moderne të ditëve të sotme, për të gjithë nostalgjikët e automotorizimit shqiptar ndër vite, është dedikuar hapësira plot ngjyrime e kulturë me mjetet Retro, vlerat historike të të cilave nuk humbasin kurrë.  Bashkohu  për të njohur dhe për të diskutuar mbi koleksionimin e mjeteve me interes historik.

Shfleto galerinë e fotove për t’ u njohur më tej mbi programin e forumit Retro.

Transformimi i Ambienteve në çdo DRSHTRR

Investimet  dhe  transformimet, si pjesë e ndërhyrjeve që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë për çdo drejtori rajonale, kanë  rigjeneruar e rikualifikuar çdo qendër shërbimi të Transportit Rrugor, duke i rikthyer dinjitetin entit dhe për të afruar Automotorizimin Shqiptar, me standardet sa më të larta, me  kushte më të mira pune e sigurie për punonjësit dhe qytetarët.

Gara Me Makina Për Vogëlushët në Automotive Fair Albania\ 18-19 Qershor

Në Automotive Fair Albania, në ditën e shtunë dhe të dielë, të datës 18-19 Qershor, duke filluar nga ora 09:00, pranë  Expocity, do të vijnë garat me makinat prej druri, për të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-9 vjeç, në hapësirën e dedikuar tërësisht për ta. Vogëlushët, me shpirtin e garës, do të vijnë për të na përcjellë emocionet e çiltra të pilotëve të vegjël. 

Prindër dhe fëmijë, bashkohuni në datat 18-19 Qershor në Expocity, për të kaluar një fundjavë të paharrueshme, plot surpriza.

Znj. Edona Bilali- Folëse e Forumit Start-Up & Inovacion

Nëse doni të frymëzoheni nga shembuj suksesi të sipërmarrësve shqiptarë, shënoni datën 19 Qershor në kalendarin tuaj.

Forumi “Start-Up & Inovacion” është një hapësirë kushtuar tërësisht kreativitetit, inovacionit dhe sipërmarrësve të rinj, si modele të suksesshme biznesi dhe histori frymëzimi. 

Për të diskutuar më shumë rreth këtyre temave, do të jetë edhe  një nga nismëtaret e këtij panairi, Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali.

Forumi i Start-Up & Inovacion në Automotive Fair Albania

Një tjetër forum do të prezantohet në Automotive Fair Albania: Start Up & Innovacion, ditën e dielë, më datë 19 Qershor, ora 10:00.

Ky forum do të zhvillohet nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore vendase dhe të huaj.

Zhvillimi i teknologjisë dhe orientimi drejt komunikimit digjital, globalizimi i tregut dhe ndërveprimi i lartë me konsumatorin përtej kufijve, digjitalizimi i shërbimeve, po i udhëheq gjithmonë e më shumë të rinjtë drejt nismave e sfidave të guximshme të sipërmarrjeve.

Rinovimi i Kartonit CAP- Thjeshtohen Procedurat

Një lajm i mirë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për 30,973 drejtues mjetesh të transportit rrugor (pasagjerë e mallra), të cilët janë të pajisur deri sot me CAP (Certifikatë e Aftësisë Profesionale).

Zbardhet Vendimi i Qeverisë Shqiptare për AUTO MOTO PARK-un e parë shqiptar

Qeveria shqiptare zbardhi vendimin për Auto Moto Park-un e parë shqiptar. 

Ky do të jetë një hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë rreth 5.3 km bëhet zyrtarisht me një truall zhvillimor, me sipërfaqe prej  550,000+ m2 në Krastë, në Elbasan, sipas standardeve të FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilave), FIM ( Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit) dhe CIK (Komisioni Ndërkombëtar i Kartingut). 

Pages