Rimendoni lëvizjen për një botë më të sigurt dhe të qëndrueshme!

You are here

Sensibilizohemi së bashku me javën Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore organizuar nga OKB, nga data 15-21 maj 2023.

Temat kryesore janë:

  • Qeveritë dhe partnerët e tyre duhet të rishqyrtojnë lëvizshmërinë - kjo përfshin investime në ecje, përdorimin e biçikletave dhe transportin publik, të cilat mund të promovojnë barazi dhe shëndet për njerëzit dhe planetin.
  • Siguria duhet të jetë thelbësore në përpjekjet për të ri-imagjinuar lëvizshmërinë - kjo vë sigurinë rrugore në qendër të vëmendjes për të gjithë përdoruesit e rrugëve. Prandaj, rrjetet rrugore duhet të projektohen duke u kujdesur për ata më të rrezikuarit - fëmijët, adoleshentët, persona me aftësi të kufizuara, këmbësorët dhe përdoruesit e transportit publik.
  • Ecja dhe përdorimi i biçikletave, kur është e sigurt, kontribuojnë në shëndetin e njerëzve dhe krijojnë qytete të qëndrueshme dhe shoqëri të barabarta.
  • Transporti publik i sigurt, i përballueshëm, i arritshëm dhe i qëndrueshëm zgjidh shumë probleme shoqërore.

Le t’i rimendojmë mënyrat e lëvizjes dhe të ndërtojmë rrugë për një jetë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë!

 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”