Blendi Gonxhja

You are here

Njoftim- Dita e Shtunë e Datës 11.06.2022 - Ditë Pune Për Të Gjitha DRSHTRR

Dita e Shtunë, më datë 11.06.2022, do të jetë ditë pune për të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00-16:00.

Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

Ambasadori i Projektit Automoto Park Albania Lirim Zendeli

Lirim Zendeli do të jetë ambasadori i ri i projektit Automoto Park Albania. 

Lirim Zendeli është një pilot shqiptar nga Maqedonia, i lindur dhe garues në Gjermani, i cili ka marrë pjesë në garat e nivelit të lartë të Motorsportit, Formula 2 dhe Formula 3.

Ai do të marrë pjesë në Automotive Fair Albania, datat 17-19 Qershor, pranë Expocity-it, për të ndarë me të gjithë të pranishmit, eksperiencën e tij në motorsport.

Të rinj që frymëzojnë më tej ëndrrën e Automoto Park Albania.

EUCARIS Miraton Instrumentin EREG për Shkëmbimin e të Dhënave edhe për Vendet Jashtë BE

Prej disa vitesh lobimi dhe të ndihmuar nga anëtarësimi i  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor prannë CITA (Komiteti Ndërkombëtar i Inspektimit të Automjeteve), vjen drita jeshile nga EUCARIS (Sistemi Europian i Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit), për shkëmbimin e të dhënave (mjete & leje drejtimi) nga ky sistem evropian edhe për vendet jashtë Bashkimit Europian, nëpërmjet instrumentit EREG(Shoqata e Europiane e Mjeteve dhe Autoriteve të Regjistrimit te Drejtuesve të Mjeteve).

Leja e Re e Qarkullimit- Qytetarët shprehen

Një tjetër risi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për lejen e re e qarkullimit të mjeteve. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka realizuar Vox Pop-e duke intervistuar qytetarët, për të marrë opinionet e tyre mbi lejen e re të mjetit.

Leja e re e qarkullimit ofron kushte maksimale sigurie, nuk përmban afat skadence, është rezistente ndaj dëmtimeve dhe vjen me një çmim 40% më të ulët. 

Karta e Tahografit reduktim tarife me 60%

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që nga data 1 qershor, ka filluar lëshimin e kartave të Tahografit, me një zbritje në tarifë prej 60%, e cila nuk mban më çmimin e parë 100 euro, por është reduktuar në 40 euro. 

Numri i rreth 5,000 përfituesve në vit, pritet të rritet me zgjerimin e përdorimit dhe lëvizjes. Ky lajm vlen edhe për të gjithë transportuesit nga Kosova. 

Orët e Fundit Mësimore me Këndin Fantastik të Sigurisë Rrugore

Orët e fundit mësimore bëhen më interesante me këndin fantastik të sigurisë rrugore.

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka shëtitur qytet më qytet, dhe ka zhvilluar orën edukative kaq të pëlqyer nga të gjithë nxënësit.

Edukimi rrugor, i cili shërben për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duhet të nisë që në fëmijëri përmes lojës interaktive e argëtimit, për një të nesërme më të sigurt e breza më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në rrugë.

Investimet në Qendrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Shkodër

Në qendrën e Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, po vijojnë punimet me shtresat e resinës për dyshemetë teknologjike, për të krijuar kushte bashkëkohore pune e shërbimi, për punonjësit dhe qytetarët e këtij qarku.

Investimi po kryhet nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor, në të gjithë vendin. 

 

Z. Sokol Duma- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Një e nesërme e sigurt me përdorues më të përgjegjshëm rruge, nis që në fëmijëri.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit, është prej kohësh pjesë e planit të veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Z. Sokol Duma, Këshilltar për Sigurinë Rrugore në Kabinetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, referon në këtë forum mbi projektet edukative të entit dhe një sërë kanalesh të tjera ku shtrihet veprimtaria mbi sigurinë rrugore.

Z. Ervin Dervishi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Siguria Rrugore është prioritet për GBI Health & Safety Academy.

Z. Ervin Dervishi, Drejtor i Trajnimeve në GBI, do të sjellë në forum eksperiencën e tij 17 vjeçare, në fushën e sigurisë rrugore, si pjesë e departamentit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit. 

Z.Simon Battisti- Folës i Forumit siguria Rrugore

Një tjetër referues në forumin mbi sigurinë rrugore Z.Simon Battisti, do të trajtojë projektimin e qyteteve me hapësira të sigurta për fëmijët, dhe rëndësinë e përfshirjes së anëtarëve të komunitetit në planifikimin urban të qytetit.

Ky dizajnim në bashkëpunim, nxit ndjenjën e përgjegjësisë me objektivin për të rezultuar në hapësira publike më të mira për të gjithë.

Z. Battisti është Drejtor i “Qendrës Marrëdhënie” që ndodhet në Tiranë dhe punon mbi projektimin e rrugëve pranë shkollave, me mbështetje nga GIZ  Albania.

Z. Labeat Matoshi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kërkimi bashkëkohor shfrytëzon mundësitë e ofruara nga teknologjia për të reduktuar përplasjet dhe incidentet serioze gjatë udhëtimit me mjet. Realiteti virtual është një vlerë e shtuar potencialisht e lartë, që na prezantohet në këtë forum përmes krijimit të Z. Labeat Matoshi.

Zhvillimi i një simulatori makine në platformën VR, prej tij, ka për qëllim asistimin dhe ndihmën e studentëve të autoshkollave.

Tashmë përmes VR Drive, është simuluar si mjeti ashtu edhe një pjesë e rrugëve të Prishtinës, rrugë malore dhe parkimi, për t’u sfiduar dhe praktikuar.

Z. Kai Assing- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kur rregullat bëhen pjesë e kulturës dhe e sjelljes së përditshme, rreziqet reduktohen por edhe aksidentet parandalohen në një masë të konsiderueshme.

Për këtë  çështje dhe shumë të tjera me Z. Kai Assing, Zëvendës Drejtor i Divizionit "Siguria rrugore" në Gjermani, do të diskutohet në forumin e sigurisë rrugore.

Z. Assing merret me projektet e Sigurisë Rrugore, Koordinimin e Kërkimeve për Sigurinë Rrugore, Fushatat dhe Programin Federal të Sigurisë Rrugore, Aktivitetet Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, etj.

Z. Evis Berberi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Folësi i radhës në forumin mbi sigurinë rrugore është Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Z. Evis Berberi.

Z. Berberi është diplomuar në inxhinieri e prej vitesh ka ushtruar profesionin në kompani vendase, për të mbuluar më pas poste të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, në Bashkinë e Kavajës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë. 

Z. Gledis Nano- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Forumi i Sigurisë Rrugore do t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim praktik se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje me rëndësi të madhe publike.

Një nga folësit e Forumit mbi Sigurinë Rrugore, do të jetë Z. Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Z. Blendi Gonxhja- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Përgjegjësitë dhe vizioni i transformimit të sektorit të transportit rrugor, mban në bërthamën e vet të lëvizjes, si hartues të politikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qytetarin.

Duke ia lartësuar standardet e munguara prej kohësh, ky sektor sjell në këtë forum, përmbledhje dinjitoze e të plota të mundësive dhe mekanizmave të zhvillimit të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.

Leja e Re e Qarkullimit Format Cilësor e Bashkëkohor

 Që në ditën e parë të daljes së lejes së re të qarkullimit, u lëshuan të tilla plot 966.

 Ky  format i ri  cilësor e bashkëkohor, unifikon tre dokumenta në një.

Gjithashtu, ul kostot për qytetarët me 40% dhe u kursen atyre kohë pritje, e në vijim do të sjellë avantazhe të tjera sepse nuk përmban datë skadimi, as vula kolaudimi, duke lehtësuar më tej procesin e shërbimit për qytetarët.

Forumi i Sigurisë Rrugore në Automotiv Fair Albania më 18 Qershor

Edhe 11 ditë na ndajnë nga eventi i Automotiv Fair Albania.

Një tjetër forum i rëndësishëm që do të zhvillohet pranë këtij eventi, është ai i "Sigurisë rrugore". Ky forum do zhvillohet nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore vendase dhe të huaj, më datë 18 qershor, ora 17:00.

Forumi do t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim praktik se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje me rëndësi të madhe publike.

Automotive Fair Albania në Datat 17-18-19 Qershor 2022

 

Së shpejti, do të zhvillohet në Shqipëri, takimi i shumëpritur i botës së rrotakëve nga risitë e teknologjia moderne e ditëve të sotme deri tek nostalgjia ndër vite e shekuj.

Ky event do të organizohet në datat: 17-18-19 qershor 2022, pranë Expocity, në Tiranë.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.automotivefairalbania.al

 

Ndërhyrjet infrastrukturore në Qendrën e Kontrollit Teknik Drshtrr Gjirokastër

Janë drejt përfundimit ndërhyrjet infrastrukturore të Qendrës së Kontrollit Teknik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të qarkut Gjirokastër.

Riorganizimi i oborrit funksional, vijëzimet e nevojshme, parkimet, minipoligoni i testimit praktik të manovrës së parkimit, udhëzuesat e sinjalistika orientuese janë pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore të kësaj qendre, të cilat do të ofrojnë kushte më bashkëkohore pune e shërbimi, brenda e jashtë, për punonjësit dhe qytetarët. 

Karta e Tahografit reduktim tarife me 60%

Nisur nga data 1 qershor ka filluar lëshimi i kartave të Tahografit, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me një zbritje në tarifë prej 60%, e cila nuk mban më çmimin e parë 100 euro, por është reduktuar në 40 euro. 

Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet kështu, vendi me tarifën më të ulët në rajon, ndërsa në Europë (Franca 65 euro, Maqedonia e Veriut 70 euro, Mali i Zi 60 euro, Sllovenia 55 euro, Irlanda 65 euro, Greqia 150 euro) e barazon këtë tarifë me Italinë e Gjermaninë.

Mini Gran Premio / Çmimi i Madh i Tiranës në Automotive Fair Albania

Aktivitet i organizuar prej vitesh nga Old Cars Club Bari, gara me makinat prej druri, për herë të parë, do të vijnë në Tiranë që vogëlushët të përjetojnë emocionet automotive të pilotëve në pistë.

Ky aktivitet do të zhvillohet në datat 18-19 qershor, ora 09:00, në Expocity, bashkë me shumë surpriza të tjera.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.automotivefairalbania.al

 

 

Këndi i Sigurisë Rrugore në qytetin e Vlorës

Edukimi nëpërmjet argëtimit, për mësimin e nocioneve të sigurisë rrugore dhe simulimi i situatave të trafikut është në fokusin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Këndi i Sigurisë Rrugore ishte kësaj rradhe në Vlorë, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", ku nxënësit mësuan mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon një qytet të vogël me sinjalistikat e duhura rrugore.

3 Qershori - Dita Botërore e Biçikletës

Biçikleta po kthehet me shpejtësi në mjetin më të shpejtë dhe argëtues të transportit në Tiranë.

Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më tepër miqësor me çiklistët, aq sa në më pak se 20 minuta mund të përshkrosh Tiranën me lehtësi nga njëra anë në tjetrën. 

Për këtë arsye është e rëndësishme të njohim rregullat që duhen ndjekur gjatë përdorimit të biçikletës.

Nga 6 Qershori - Leje Qarkullimi e re!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sërish vjen me lehtësi e risi për të gjithë individët që zotërojnë një mjet!

Duke filluar nga dita e Hënë, 6 Qershor, do të ketë një Leje Qarkullimi të re të mjetit.

  • Çfarë avantazhesh do të kenë qytetarët?

- Aktualisht kushtojnë 3,500 lekë Leja e Qarkullimit, Certifikata e Pronësisë dhe Leja Ndërkombëtare e mjetit. Leja e re që do të unifikojë dokumentet e mjetit në një do të kushtojë 2,100 lekë. Çdo qytetar do kursejë 40% të vlerës së mëparshme.

Transformimi i DRSHTRR Vlorë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po modernizon cilësinë e çdo infrastrukture të saj! 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë dhe Qendra e saj e Kontrollit Teknik (Kolaudimi) dëshmojnë një transformim të madh, me kushte optimale për shërbimin dhe qytetarët e qarkut jugor, të cilët paraqiten për shërbimet e transportit rrugor dhe për kontrollin teknik të mjeteve rrugore!

Ky investim është plotësisht nga vetëfinancimi i entit, në kuadrin e rilindjes së Automotorizimit Shqiptar në mbarë vendin!

Dorina Kala- Folëse Forumi - Transporti Publik & Lëvizshmëria e Gjelbër

Pjesë e panelit të forumit “Transporti Publik dhe lëvizshmërisë së gjelbër” do të jetë edhe  Znj. Dorina Kala. Ajo është analiste e sistemeve softuerike dhe pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe ka një eksperiencë disa vjeçare në një gamë të gjerë projektesh në sektorin publik dhe privat.

Znj. Kala do të diskutojë më gjerë mbi platformën risi që do të menaxhojë dhe monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit ndërqytetës, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit.

Linda Dërvishaj- Folëse Forumi - Transporti Publik & Lëvizshmëria e Gjelbër

Znj. Linda Dervishaj, është një tjetër folëse që do ti bashkohet forumit të “Transportit Publik dhe lëvizshmërisë së gjelbër."

Ajo do të ndajë eksperiencën e saj në implementimin e lëvizshmërisë së gjelbër në institucionin ku punon, mbi rinovimin e flotës me mjete 100% elektrike.

Znj.Dervishaj është konsulente strategjike për bizneset multisektoriale, me përvojë në sektorë të ndryshëm biznesi dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores për Marrëdhëniet Institucionale, në Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k.

Certifikimi i Studentëve Praktikantë pranë DPSHTRR

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan me sukses praktikën profesionale 3-mujore, pranë drejtorive rajonale në Tiranë dhe Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po ofron një mundësi shumë të mirë për profesionistët e rinj, për të praktikuar njohuritë e tyre pranë kësaj drejtorie por edhe në ato rajonale, ashtu edhe në evidentimin e kandidatëve për rekrutime potenciale.

Për më shumë informacion mbi praktikat profesionale, vizitoni: 

 Dr.Christian Mettke Folës Forumi - Transporti Publik & Lëvizshmëria e Gjelbër

Një nga folësit që do të ndajë eksperiencën e tij, në forumin e "Transportit publik dhe lëvizshmërisë së gjelbër", më datë 18 Qershor, në Automotive Fair Albania, është Dr.Christian Mettke.

Dr.Mettke, është menaxher projekti dhe ekspert i lëvizshmërisë në agjensinë gjermane "Giz". Së bashku me ekipin e tij, po mbështesin qeverinë shqiptare dhe bashkinë e Tiranës, në sektorët e modernizimit të transportit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit në Tiranë. 

Në galerinë e fotove, do të njiheni më shumë mbi Dr. Mettke, si dhe programin e këtij forumi.

Forumi i Transporti Publik dhe Lëvizshmëria e Gjelbër në Automotive Fair Albania

Më datë 18 Qershor, në Automotive Fair Albania, do të prezantohet forumi i "Transportit publik dhe lëvizshmërisë së gjelbër". Ky forum do të zhvillohet me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, vendase dhe të huaj. 

Në fokusin e tij, forumi do të ketë nxitjen e ideve të reja, nxitjen e bashkëpunimeve dhe koordinimin e aktorëve të përfshirë për strategjitë dhe të ardhmen e transportit publik në Shqipëri, si një nga shtyllat kryesore të jetës ekonomike e sociale të vendit. 

Pages