Përfitimet nga rishikimi i afateve të vlefshmërsië së Lejeve të Drejtimit!

Data e lajmit: 03 May 2023

Qytetarët shumë të kënaqur me afatin e ri të Leje Drejtimit!

15 vjet, çdo herë, pa kufizim moshe!

Nisi zbatimin këtë javë risia më e re superlehtësuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve!

Zgjatja e afatit të vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit në 15 vjet, për të gjithë ata që e marrin për herë të parë ose e rinovojnë! Njësoj si qytetarët francezë, gjermanë, si në shumë vende të BE!

Jo më rinovim me afat 10-vjeçar deri sa mbushje 50 vjeç, e pastaj rinovim 5-vjeçar deri sa mbushje 70 vjeç, 3, 2-vjeçar…

Jo më 11-12 rinovime në ciklin e jetës por vetëm 4-5 herë me afatet e reja nga DPSHTRR!

  •  Mbi 80 mijë qytetarë/vit që nuk do të vijnë në sportelet e DPSHTRR për rinovime leje drejtimi, falë afateve të reja!
  • Rreth 1 miliardë lekë/vit kursim për qytetarët (tarifa, kohë, karburant, lëvizje), nga rikonceptimi i shërbimit!

Politika në shërbim të qytetarëve, për të lehtësuar jetën, për të ulur kostot, risi që bëhen realitet falë punës për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor!

Sot, pasi jemi modernizuar e konsoliduar si ent, ulim më tej kostot për shërbimet jetike të qytetarëve!

Për më shumë informacion:

www.dpshtrr.gov.al