Periudha Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete!

You are here

Gjatë periudhës Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose +39% më shumë se viti 2019! Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania  22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra10.6%.

1,874 mjete me moshë mesatare mbi 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi! Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra! 

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 69.2% krahasuar me Janar - Prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.

+695% mjete Green  janë regjistruar për herë të parë në Janar-Prill 2023, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH). 

Të dhënat e mësipërme reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga