Simpozium “Partneriteti dhe Bashkëpunimi me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”

You are here

Një takim i shumëpritur nga komuniteti Retro Albania, DPSHTRR dhe FIVA, për të mbledhur bashkë të apasionuarit e mjeteve me vlerë historike dhe të gjithë palët e interesuara.

Një takim i cili do të shënojë fillimin e takimeve të tilla të ngjashme në dobi të zhvillimit dhe mbijetesës së mjeteve historike. Krenari për Retro Albania dhe DPSHTRR, ky organizim i suksesshëm në bashkëpunim me FIVA - Fédération Internationale des Véhicules Anciens në Tiranë, pak muaj pas anëtarësimit zyrtar të Retro.al në FIVA!

Sipari i këtij takimi u çel Drejtori i DPSHTRR, nga Z. Blendi Gonxhja, ku uroi fjalën e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit e duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe të zhvillimit të këtij misioni. Në fjalën e tij, falenderoi qeverinë shqiptare për suportin e pakursyer si dhe presidentin e FIVA i cili pati besimin që Shqipëria do t’ja dilte këtij procesi duke e afirmuar Retro Albania si një ndër anëtarët ë saj me të drejta të plota

Ministrja e Kulturës, Znj. E.Margariti dhe Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj theksuan kënaqësinë e të paturit të një komuniteti të zyrtarizuar dhe njohur ndërkombëtarisht për Mjetet Historike Shqiptare, për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë vendase.

Presidenti i FIVA, Z. Tiddo Brester theksoi rëndësinë e këtij komuniteti, sfidat që hasin përgjatë rrugëtimit dhe këshillat që duhet të ndjekin për të lobuar me qeverinë dhe institucionet e tjera në promovimin e mjeteve historike.

Ekspoze “Retro Transporti” në ambientet e Maritim Hotel Plaza, që shoqëroi Simpoziumin e FIVA, në 29 Prill 2023, ku kuriozët e artefakteve dhe koleksionit, vizituan nga afër objekte, kartolina e makete, bileta e dokumenta, patenta, guida, foto, mjete motorike ose me rrota, modele, veshje dhe për herë të parë albume pullash mbi transportin shqiptar nga filatelisti Bajram Peçi.

Mirënjohje Arben Prrenjasit, Rejna Kullës dhe Artan Lames për koleksionet dhe ndihmën pasionante!

Pasioni Retro nuk njeh kufij!

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”