Blendi Gonxhja

You are here

1 Qershor 2020 - Themelimi i Komisionit Retro

Në datën 1 qershor të vitit 2020, u themelua komisioni i parë "Retro", datë kjo, e cila kujtohet me krenari nga stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Komisioni "Retro" me pasion e përkushtim bëri bashkë të gjitha mjetet e pluhurosura nga vitet e harresës, dhe deri më sot ka arritur të krijojë një komunitet të tërë "Retro" duke bashkuar qindra koleksionistë mjetesh shqiptare dhe pasionin e tyre për ruajtjen e vlerave historike të automotorizimit shqiptar, si tempuj të artit që i rezistojnë kohës.

NJË VIT KONTROLL TEKNIK NË DPSHTRR

Shërbimi i kontrollit teknik prej një viti është kthyer pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ky kthim shënoi një kthesë me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për festën e "1 Qershorit" uron të gjithë fëmijët, të kalojnë një festë të gëzueshme me buzëqeshje dhe dashuri.

Prej më shumë se dy vitesh, kjo drejtori ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash për edukimin e brezave, me kulturën e lëvizjes dhe rregullat e trafikut, si një domosdoshmëri për t’u rritur të sigurt dhe sa më aktiv, e fizikisht të shëndetshëm.

Koleksioni Shqiptar Retro në Automotive Fair Albania

 

Në Automotive Fair Albania krahas teknologjisë moderne të ditëve të sotme, do të jetë e dedikuar edhe hapësira me mjetet Retro, për të gjithë nostalgjikët e automotorizimit shqiptar, për të ndier kulturën dhe vlerën që mbartin këto mjete. 

Këndi i Sigurisë Rrugore në Automotive Fair Albania

 

Këndi i Sigurisë Rrugore  nuk do ti mungojë edicionit të parë të Automotive Fair Albania. 

Improvizimi i rrugës me gjithë elementet e saj dhe së bashku me botimet zyrtare e konceptet bazë për edukimin rrugor, do jenë të vendosur në hapësirën dedikuar fëmijëve.

Edukimi i hershëm hedh hapat për breza më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm në rrugë.

Për më shumë informacion vizitoni: www.automotivefairalbania.al

Dita e Karrierës në Automotive Fair Albania

Në Automotive Fair Albania, në edicionin e parë të tij që do të zhvillohet në datat 17-18-19 qershor pranë Expocity në Tiranë, do të eksplorohen talentet dhe angazhimi studentor mbi temat e automotivit.
Përmes "Ditës së karrierës", do tu jepen mundësi sipërmarrjeve, praktikantëve nga shkollat profesionale dhe profesionistëve të rinj, të prezantohen,  duke ju dhënë mundësinë të përfshihen në industri. 
Automotive Fair Albania po ngre siparin për ridimensionimin e tregut të punës me stafe të trajnuar, pasionantë dhe të talentuar.

Investimet në Kontrollin Teknik të Automjeteve në Prezë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zgjedhur orët e vona, në mënyrë që të mos e ndërpresë shërbimin gjatë ditës, për rikualifikimin tërësor të Qendrës kryesore të Kontrollit Teknik të Automjeteve, në Prezë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë.

Investimet pranë Qendrave të Kontrollit Teknik dhe ambienteve pritëse po kryhen me qëllim ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve, në kohë, në cilësi  dhe korrektësi, të cilët qytetarët presin dhe meritojnë. 

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike praktikë pranë Drshtrr Tiranë/ Durrës

Drejtoritë Rajonale Tiranë dhe Durrës, kanë mirëpritur pranë sporteleve të shërbimit praktikantët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. 

Një mundësi shumë e mirë për ekspertët e rinj,  për të praktikuar njohuritë e tyre, ashtu edhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në evidentimin e kandidatëve për rekrutime potenciale.

Automotive Fair Albania

Automotive Fair Albania, edicioni i parë i panairit më të madh automotiv në Shqipëri, do të zhvillohet, në datat 17-18-19 qershor pranë Expocity në Tiranë.

Inovacion, teknologji, adrenalinë e shumë surpriza do të ndërthuren bashkë, për të krijuar një eksperiencë unike të paharrueshme.

Për më shumë informacion, vizitoni:

www.automotivefairalbania.al

 

 

Një kartolinë nga Saranda

Një video festive nga koleksioni shqiptar retro vjen si kartolinë unike për Sarandën e bukur, në çeljen e sezonit veror, me det, diell e dashuri.

Argëtimi dhe parada e makinave retro, çadra e targave të vjetra për dhurata, ritmet jazz, u dhuruan emocione pa fund komunitetit dhe turistëve,  që më në fund po jetojnë një verë të hapur pas dy viteve nën masa pandemie. 

 

Rikualifikimi Tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Tirana 2 (NSHRAK)

Po vijonë punimet për rikualifikimin e plotë pranë Qendrës së Kontrollit Teknik nëTirana 2 (NSHRAK). 

Synimi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës për personelin dhe qytetarët për rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e shërbimit të kolaudimit të mjeteve rrugore, tarifa më të ulta dhe shërbim cilësor dhe në kohë.

Arkiva e re Qendrore e DPSHTRR!

Arkiva e re Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tashmë me instalimet përfundimtare, sistemin e antizjarrit, rifiniturat e brendshme, klimatizimin e sistemet e reja bashkëkohore dhe punimet e sistemimet e jashtme! 

Fondet për këtë investim janë të realizuara 100% nga vetëfinancimi!

Thirrje për vullnetarë

Dëshironi të bëheni pjesë e panairit më të madh automotiv në Shqipëri?!

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju fton të bashkoheni për t'i shtuar panairit energjinë tuaj në shumëllojshmërinë e aktiviteteve që do të zhvillohen për të promovuar kulturën e motorsportit në vend.

Aplikoni në: https://automotivefairalbania.al/aplikim-per-vullnetare/

AFA - Pasioni Motorsport

Pasioni për motorsportin na bashkon në Automotive Fair Albania në datat 17-18-19 Qershor 2022, në Expocity, Tiranë.

Evente dhe shfaqje motorsportive për të gjithë adhuruesit e adrenalinës. 

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al

Njoftim!

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 317, datë 18.05.2022, dita e mërkurë, datë 25.05.2022, do jetë ditë pushimi për DRSHTRR Tiranë.

Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

Standarde të reja ne DRSHTRR Dibër!

Shërbimet e Transportit Rrugor në Dibër i bashkohen standardit të ri të kushteve të punës e të shërbimit që Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor po kujdeset të garantojë anembanë vendit!

Shihet qartë transformimi i rajonales së qarkut që përmbledh bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos e Mat, ku shërbehen rreth 20,500 mjete dhe 41,000 drejtues mjeti!

Rikualifikim i QKT Shkodër!

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërhyrë në të gjithë objektin dhe në të gjithë sheshin funksional për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe tashmë, punimet janë drejt përfundimit.

Të gjitha drejtoritë rajonale janë drejt transformimit, në mënyrë që qytetarët dhe ekipi të jenë në kushte sa më bashkëkohore! 

Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në Qendrën e Kontrollit Teknik Gjirokastër!

Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik Gjirokastër, shërbimi do të pezullohet për datat 26 Maj - 3 Qershor 2022.

Vetëm mjetet që janë për ritestim mund të paraqiten në QKT Gjirokastër. Të gjithë mjetet e tjera do të mund ta kryejnë atë në çdo QKT tjetër që kanë më afër!

Shërbimi do të rikthehet normalisht ditën e hënë më datë 6 Qershor 2022!

Transporti Publik dhe Lëvizshmëria e Gjelbër!

Edhe 25 ditë na ndajnë nga Automotive Fair Albania, një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen, Drejtorisë së Përgjithshmë të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Transporti publik, lëvizshmëria e gjelbër dhe teknologjia automotive miqësore ndaj mjedisit, do të jenë një tjetër fokus i rëndësishëm i Automotive Fair Albania!

Datat 17-18-19 Qershor 2022,Expocity, Tiranë!

Kushte të reja dinjitoze DRSHTRR Fier!

Shtresat e resinës për dyshemetë teknologjike të Qendrës së Kontrollit Teknik e Fizik në DRSHTRR Fier! 

Atje ku deri dje ishte në kushte jo-dinjitoze, sot punohet për kushte bashkëkohore pune e shërbimi, brenda e jashtë, për punonjësit dhe qytetarë. 

Ky projekt përfshihet në paketën së transformimit të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit! 

 

Fituesit e Edicionit të Parë të Konkursit të Elegancës!

Konkursi i Elegancës i zhvilluar ditën e shtunë përfshinte mjetet e ekspozuara këtë fundjavë në Sarandë!

Nga votimi i publikut prezent në aktivitet gjatë ditës së djeshme dhe atij nga shtëpia, Çmimi i Publikut shkoi për mjetin me nr. 27 një VW Beetle e koleksionistit L. Osmani, ndërsa Çmimi i Koleksionistit shkoi për mjetin nr. 10 - një BMW seria 6 E-24, e Z. R. Burgija nga Oldtimers Club Prizreni.

Nuk duhet harruar një falenderim ndaj koleksionistëve për pasionin dhe përfshirjen dhe publikut që e bëri të mundur këtë edicion të parë duke votuar!

Ditë e jashtëzakonshme në qytetin e Sarandës!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u prit me fishekzjarre këtë mbrëmje në Sarandë.

Muzikë, kërcim, ndërthurje e bukur e tingujve muzikorë me atmosferën e krijuar buzë detit prej pasionit për mjetet historike, lundrimit me varkë, kulinarisë e kulturës vendase. 

Gëzojuni verës dhe pushimeve shqip, ndërsa me targat suvenir mund të shënoni kujtimet e bukura të kësaj fundjave.

Edicioni i Parë/ Perlat e Automotorizimit Shqiptar 2022

Qytetarë, vizitorë e të apasionuar vijojnë votimin në shëtitoren e Sarandës, për edicionin e parë të konkursit të elegancës të mjeteve historike pjesëmarrëse, “Perlat e Automotorizimit Shqiptar 2022”.

Çdo mjet i emëruar dhe numëruar, do të përfshihet në konkursin për mjetin më të bukur. Konkursi do të finalizohet me çmimin e publikut dhe trofetë unike, pas votimit në Retro Albania, në rrjetet sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorr e Retro, e po ashtu edhe sot në event.

Votoni Mjetin Tuaj Të Preferuar Retro

Konkursi i elegancës “Perlat e Automobilizmit Shqiptar 2022, do të startojë edicionin e tij të parë, në paradën Retro që do të organizohet në qytetin e Sarandës.

Mjeti më i pëlqyer nga votimi online dhe në shëtitore do të fitojë "Çmimin e publikut".

Gjithashtu, ju mund të votoni mjetin tuaj të preferuar Retro, duke klikuar foton në opsionin like në: nhttps://www.facebook.com/retro.albania/?__tn__=-UC*F

 

Diell,  Det dhe  Dashuri

Nën moton "Diell, det, dashuri" koleksioni shqiptar RETRO çel sezonin veror në Sarandë.

Atmosfera festive, muzika dhe koleksioni Retro do të shoqërojnë në këtë fundjavë, një sërë  aktivitetesh verore në brigjet joniane të Sarandës, duke festuar shqip.

 

 

 

Të njohim tabelat e sinjalistikës rrugore

Ditët e fundit të shkollës, bëhen më interesante kur mëson në mënyrë argëtuese mbi sigurinë rrugore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe sjelljen si pedalues, këmbësorë apo drejtues mjeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar, janë angazhuar për t’ua bërë fëmijëve sa më të qartë dhe të thjeshtë edukimin mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Edukimi për sigurinë rrugore nis që në fëmijëri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm nesër.

 

Investimet në Drshtrr Shkodër

Kanë përfunduar dhe detajet e fundit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në qytetin e Shkodrës. Sistemimet në rrethimin e hapësirës, ndriçimi e vendosja e koshave të mbeturinave, pastrimi e rregullimi i hapësirës së gjelbër dhe sheshit përpara godinës, do t'iu ofrojë gjithë qytetarëve që kryejnë shërbimet pranë kësaj drejtorie, mikpritje dhe hapësira të pastra qetësuese e shlodhëse.

Kthim në mbrëmjet elektrizuese të fund Prillit në South Outdoor Festival

Kthim në kohë duke kujtuar mbrëmjet elektrizuese të fund Prillit, në South Outdoor Festival, i cili u zhvillua në Borsh. 

Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesë e backstage, bashkë me këngëtarët e grupet e ftuar, duke kërcyer e duke promovuar targat suvenir, të cilat u kthyen në "etiketat" më freskuese në skenë. 

Këtë fundjavë, mes diellit e detit, në qytetin e bukur të Sarandës, do të zhvillohet aktiviteti i radhës RETRO, i cili shënon gjithashtu edhe hapjen e sezonit veror në qytetin jugor.

 

 

Meet, Network & Partner në Automotive Fair Albania

Meet, Network & Partner është motoja kryesore e Automotive Fair Albania, i cili do të zhvillohet në datat 17-18-19 Qershor 2022, pranë Expocity në Tiranë.

Forume, workshop-e mbi tematika aktuale dhe takime me model B2B (biznes nga biznesi), për të shkëmbyer përvojat më të mira të tregut automotiv.

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al

 

Investime në Drshtrr Dibër

Pjesë e investimeve për rikonstruksionin tërësor, ka qenë edhe  kompleksi i  Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e rrethit të Dibrës. 

Pages