Mbyllëm dy ditë intensive takimesh e dëgjese mbi Automotopark Albania, menjëherë pas nënshkrimit në dt. 18 Prill 2023 të kontratës me studion fituese të Konkursit Ndërkombëtar për projektimin, “Test & Training - WURZ Design”, pas plotësimit të afateve proceduriale e ligjore.
Bashkëbiseduam me të apasionuar të motorsportit, përfaqësues grupimesh e shoqatash, të interesuar dhe palë interesi, njohës të sektorit, promotorë të aktiviteteve e garave private nga disiplina të ndryshme, personazhe e protagonistë të organizimeve të deritanishme me fokus sigurinë, për përsosjen e projektit në kontekstin aktual!
Shkëmbim me vlerë i eksperiencave dhe pritshmërive, mes komunitetit shqiptar të apasionuar me automobilin, teknologjinë automotive e shpejtësinë në kushte të sigurta, me projektuesit, Z. Alex Wurz dhe ndihmësin e tij Z. Nial Polley, mbi progresin e koncept-projektimit të Automotopark Albania, ndërsa jetëzohet projekti madhështor për vendin dhe rajonin, nën kujdesin e DPSHTRR - MIE dhe në bashkëpunim me FIA, ACA dhe Bashkinë Elbasan!
FALEMINDERIT zyrtarëve të lartë të FIA për interesimin dhe kohën e tyre në Shqipëri, për t’u njohur në terren, në Krastë - Elbasan, me ecurinë e projektit historik të Auto Moto Park Albania, si edhe për takimin teknik të punës me studion “Wurz Design - Test & Training”, e kontraktuar nga DPSHTRR përmes një Konkursi Ndërkombëtar Konsulence për projektimin e kompleksit të parë shqiptar për gara dhe programe sigurie rrugore e testime specifike, të paramentrave më të larta motorsportive.
Investimi që do të bazohet në variantin final të Koncept-Master Planit nga “Test & Training - WURZ Design” për Automotoparkun e parë shqiptar,
Një hap historik për zhvillimin e motorsportit shqiptar, formimin mbi sigurinë rrugore dhe promovimin e kulturës automobilistike!