FIA në vizitë zyrtare në Elbasan

Data e lajmit: 24 Apr 2023

FIA në vizitë zyrtare në Elbasan, për t’u njohur në terren me ecurinë e projektit historik të Automotopark Albania, ku na mikpriti Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja!

Ditë e shënuar për DPSHTRR, për Motorsportin Shqiptar, për qarkun, vendin dhe rajonin, për Automobile Club Albania - ACA dhe për tërë komunitetin e sektorin automotiv!

Përfaqësuesit e lartë të FIA, Zv. Presidenti i FIA për MotorSportin, zona e Europës, Z. Manuel Aviño , Projekt Menaxheri i FIA Z. Guido Gaetani D’Aragona dhe Zyrtari i Sigurisë së FIA për Cirkuitet, Z. Carlos Soteras , në prezencë edhe të Presidentit të ACA, Z. Niko Leka, mbetën të mbresuar me zonën, natyrën dhe këmbënguljen tonë për realizimin e projektit të Auto Moto Park Albania, në Krastë, Elbasan, tashmë realitet konkret, në kantieret e çelura të infrastrukturës lidhëse dhe mbrojtjes lumore!

Vizita e miqve tanë të nderuar do të përfshijë diskutime me studion projektuese Wurz Design Test & Training mbi hapat e homologimit si edhe ndarje eksperience për strukturimin dhe administrimin e AMP dhe trajnimet nga FIA!