Status punimesh të ndërhyrjes së plotë rikualifikuese në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës

Data e lajmit: 26 Apr 2023

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese në DRSHTRR Durrës, sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Projekti adreson rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, duke parashikuar zgjerimin me një linjë të re testimi, përditësim të linjave ekzistuese me pajisje e instalime IT & sigurie/kontrolli, rikualifikimin e tërë hapësirës jashtë, ku krijojmë 95 vendparkime shtesë, hijëzim, ulëse, trotuare e zonë pedonale, zgjidhim aksesin duke larguar kioska e lehtësuar kalimin, shtojmë ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe ndërhyrjeje prej rreth 7,500 m2.

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!