Maji nis me Retro N’Dibër!

Data e lajmit: 02 May 2023

Mes burrash hijerëndë dhe malesh shtatlartë, mjetet e koleksionit historik Retro ndezën motorët në zemër të Dibrës për të festuar me të gjitha grupmoshat, nga fëmijët kureshtarë e te brezat më të vjetër, një ditë ndryshe, nën ritmet e muzikës Jazz & Swing ndërthurur me tradicionalen e këtij qyteti me vlera të larta folklorike, kulturore dhe historike!

Kënaqësi që pjesë e këtij eventi ishte dhe Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, e shoqëruar nga Z. Gautam Sen, Zv. Presidenti i Marrëdhënieve me Jashtë në FIVA - Fédération Internationale des Véhicules Anciens, Ministri i Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Z. Rrahim Spahiu dhe Prefekti i Qarkut Dibër, Z. Nexhmedin Shehu.