Tirana këtë fundjavë ishte kthyer në Kryeqytetin Evropian të RETRO!

You are here

Sheshi “Skënderbej” u kthye pas në kohë me koleksionin e mjeteve RETRO pazarin vintage të punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe hapësirës dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor!

Nuk janë vetëm suvenire, por janë objekte të kulturës shqiptare, vlerë simbolike dhe identifikuese e jona që i kemi trashëguar për vite me radhë!

Qilima shumëngjyrësh, veshjet me motive tradicionale, ushqimi i mirë, muzikë Jazz&Sëing, së bashku me stendën e Targave Suvenir që asnjëherë nuk mungon.

Kjo e shtunë ishte e mbushur me muzikë, ushqim të mirë, kulturë dhe dashuri!

Një e shtunë pranvere që do të mbetet gjatë në memorie!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”