Takim me përfaqësues të Bankës Botërore mbi sfidat në sektorin e transportit publik.

You are here

Së bashku me Zj. Wendy Jia (Senior Urban Transport Specialist, WB) dhe Z. Artan Guxho, përfaqësues të Bankës Botërore, diskutuam gjerësisht mbi sfidat në sektorin e transportit publik, duke ndarë vizionin e DPSHTRR-së dhe gatishmërinë maksimale për përfshirje konkrete me të gjitha kapacitetet në programet e Bankës Botërore në këtë fushë.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore pasi u njohën me reformat e ndërmarra nga Automotorizimi Shqiptar, shprehën vullnetin e plotë për të mbështetur sektorin përmes projekteve sa i takon infrastrukturës së transportit publik, levizshmërisë së gjelbërt, digjitalizimit të sistemeve operative dhe modernizimin e shërbimeve, si dhe asistencës teknike dhe financiare, duke konsideruar praktikat më optimale dhe shembujt e suksesit në vendet e mbështetura nga Banka Botërore. Brenda Qershorit 2023 do të përzgjidhen e më pas propozohen fisha konkrete për mbështetje, në bashkërendim me MIE dhe DPSHTRR!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”