Statusi i Certifikimeve të Xhamave të Errësuar

You are here

239,951 Miratime dhe Certifikime të Errësimit të Xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, nga fillimi i kësaj risie në vitin 2019 deri më Prill 2023!

115,771 mjete të certifikuara për xhamat e errësuar!

Përfitimet nga errësimi i xhamave të automjetit?

  • Bllokojnë rrezet rrezet UV dhe IR të rrezikshme për shëndetin!
  • Sigurojnë në raste thyerje xhami!
  • Freski në ditë të nxehta!
  • Shikim më i mirë kundërvezullues!
  • Jetëgjatësi e interioreve!
  • Eko-konsum, kursim, ulje e ndotjes!
  • Siguri nga hajdutë kuriozë!
  • Krijon privatësi e komoditet!

VINI RE!

  • Ndalohet kategorikisht errësimi i xhamit ballor!
  • Ndalohet errësimi i xhamave anësore të rreshtit të parë, nën 50% Tejçim Drite!
  • Ndalohet përdorimi i filmave errësues me ngjyra ose me reflekse pasqyre!
  • Ndalohet errësimi i xhamave anësore rreshti dy e tre dhe fundori, nën 10% Tejçim Drite!

 

Çdo mjet me parregullsi, me % errësimi mbi normat, pa certifikim zyrtar, do të rrëzohet në testin e Kontrollit Teknik!

Çdo mjet në shkelje të normave, që qarkullon me xhama të errësuara pa certifikim (për rastet e veshjeve errësuese) apo që ka rritur % e errësimit pas certifikimit, është subjekt masash administrative nga Policia Rrugore si edhe subjekt penalizimi deri në humbjen e të drejtës për errësimin e xhamave!

Mirëinformohuni për kriteret, rregullat, procedurat zyrtare të errësimit të xhamave të automjeteve me materiale të homologuara, afatet, certifikimin dhe serviset, në webin tonë: www.dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”