Blendi Gonxhja

You are here

DPSHTRR motivon sektorët me risk të lartë vështirësie!

   

DPSHTRR tashmë "rijetëson" çdo element të saj! Investim në kapitalin njerëzor duke motivuar dhe rregulluar pagat për sektorët me risk të lartë ekspozimi dhe vështirësie në kushte e orare. Kemi bindjen se personeli i mirëpaguar për detyrën është hapi kryesor për luftën ndaj fenomeneve negative, paralel me monitorimin dhe sistemet operative!

Siguria Rrugore në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

   

Edhe në fundjavë në punë!

Ekipi i Sigurisë Rrugore të DPSHTRR në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

U zhvilluan orë edukative të sjelljes në rrugë, të kujdesit para semaforit dhe respektimit të vijave të bardha, ku nuk mungoi edhe ekipi i Kryqit të Kuq me simulimet e dhënies së ndihmës së parë!

Edukojmë përmes argëtimit fëmijët për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë e drejtuesa mjeti më të vetëdijshëm kur të rriten!

Greqia përshëndet projektin e Automoto Parkut në Elbasan!

    Kënaqësi kur fqinjët jugorë na përmendin për punë e projekte të mira, me efekt rajonal e përtej kufijve tona! Komuniteti grek i automotosportit do të jetë gjithashtu përfitues i një infrastrukture të mirëfilltë si e Automotoparkut të Elbasanit, nga pozicioni strategjik gjeografik dhe si standarde sigurie e teknike!

 

Në Top News për ndryshimin drastik të Testit të Teorisë!

    Në Zona Zero - Top News, për çfarë kemi bërë për Testin e Teorisë që ishte një kurth i qëllimshëm për ta ngelur qytetarin, një turp për ta detyruar të “gjente anën”, për Manualin e ri Zyrtar që i jep fund çorbës që e vështirësonte edhe më keq mësimin, për ushtrimin e simulimit online të Testit Zyrtar - për volumin e punës që lufton subjektivitetin dhe mistrecllëqet me patentat, dhe për bilancin

Nis puna për rikualifikimin tërësor të QKT Dimal, DRSHTRR Berat!

  Nisi puna edhe për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal - DRSHTRR Berat, në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit!

E shtuna me Autoshkollat kryesore të Elbasanit!

   E shtuna me Autoshkollat kryesore të Elbasanit - ballafaqim, takim, dëgjim, bashkëbisedim pune e diskutime mbi ide, sugjerime, nevoja, problematika, në përpjekje për të përmirësuar shpejt kuadrin rregullator dhe çdo hallkë tjetër shërbimi për sektorin por edhe për përfituesin kryesor - qytetarët!

 Kursantët para dhe pas testimit të Teorisë në DRSHTRR Tiranë!

   Kursantët, aplikantë për Leje Drejtimi para dhe pas testimit të Teorisë në DRSHTRR Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi! Vizitë pa regji, pa doreza! Shumica të qeshur, kalues, edhe që me të parën, por kemi ende problematika.

Vijon puna në kantierin e QKT DRSHTRR Fier!

    Vijon puna në kantierin e QKT, DRSHTRR Fier, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar! Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrohet shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri!

DRSHTRR Berat, si e gjetëm dhe si jemi sot!

    DRSHTRR Berat, si e gjetëm dhe si jemi sot! Nga kushte stalle e hauri - në një aset dinjitoz, tashmë pronë e entit, modern, funksional e me çdo standard! Investim jo nga Buxheti i Shtetit por 100% nga fondet e vetëfinancimit, falë rezultateve 2019-21! Ta gëzojë Qarku i Beratit!

Vox Pop DPSHTRR!

Askush më shumë se qytetarët vetë nuk e shpreh dot më mirë e më të ndjerë ndryshimin në Shërbimet e Transportit Rrugor! Vox Populi mbi risitë e Janarit 2022! 

Vijon puna rikualifikuese në DRSHTRR Dibër!

    Vijon puna për rikonstruksionin dhe shtesën në objektin e DRSHTRR Dibër, rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik dhe sistemimin e oborrit, rrjetin e ri të furnizimit me energji, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, vendroja, ndriçim e gjelbërim, etj!

Vijon puna rikualifikuese e QKT në DRSHTRR Fier!

    Vijon puna për kantierin e radhës, në rrugën e transformimit epokal të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar! Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrojmë shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri!

Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë!

   

Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR - MIE!

Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë!

Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit!

Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë!

Pages