Blendi Gonxhja

You are here

UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

   

UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

x Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme!

+Informohuni mirë për udhëzimet e autoriteteve mbi kalueshmërinë e akseve rrugore dhe kufizimet nga policia! ⚠️

x Mos u nisni pa kontrolluar mirë gomat e mjetit!

Në Shkodër punojmë në dy fronte njëkohësisht!

   

Në Shkodër punojmë në dy fronte njëkohësisht! Vijon puna për suvatime të rrethimit, ndriçim e punime kompletuese në oborrin e Drejtorisë Rajonale paralel me punën për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore. Investime të DPSHTRR nga vetëfinancimi, në çdo qark!

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin sepse punimet kryhen pa ndërprerë asnjë shërbim!

Vijon puna për rikualifikimin tërësor edhe në QKT e Tirana 2 (NSHRAK)

    Vijon puna për rikualifikimin tërësor edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK) në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit!

MIE autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze!

    Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Eliminojmë angari, kohë pritjeje e sidomos kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë!

Selia qendrore DPSHTRR drejt rinovimit!

    Kënaqësi që në zbatim të Lejes Zhvillimore nga KKT dhe shpronësimit për interes publik që çliron përfundimisht projektin e selisë së re qendrore të DPSHTRR nga makthi i së shkuarës, sot finalizuam sëbashku me studion fituese që përfaqëson Stefano BOERI Architetti, detajet funksionale e teknike të një vepre gjurmëlënëse arkitektonike e të ndërtimit administrativ model që do t’i shtohet kryeqytet

Njoftim për mjetet që udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë shkas nga disa probleme të konstatuara në disa pika doganore të huaja, nëse jeni me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), DUHET të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit

Risi - PIT STOP EDUKATIV

PIT STOP EDUKATIV
Libërthi i Shoferit për Sigurinë Rrugore

Rezervimi i orarit të Kolaudimit ONLINE!

Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Atmosfera festive në DRSHTRR Tiranë!

   

Atmosfera festive e fundvitit po vesh drejtoritë tona rajonale, me kontributin e ekipit! Një përshëndetje e veçantë na vjen nga DRSHTRR Tiranë!

Katalogu RETRO!

    Në emër të komunitetit të koleksionistëve e restauratorëve shqiptarë të mjeteve historike, Automotorizimi Shqiptar sjell një surprizë të bukur që sapo po del nga shtypshkronja! Katalogu i parë zyrtar RETRO, botim e krijim i DPSHTRR (shqip/anglisht) për dhurata e për shpërndarje në libraritë kryesore!

Targat suvenir në Klik Ekspo Group!

   Nga data 1-4 Dhjetor u zhvillua panairi Klik Ekspo Group në Pallatin e Kongreseve ku morëm pjesë ndër të tjera me punishten e targave suvenir.

Sallat e reja të DRSHTRR Vlorë!

    Detajet kanë rëndësi, ambienti ku punojmë e shërbejmë meriton vëmendjen e kujdesin që i dedikojmë! Sallat e DRSHTRR Vlorë marrin mobilimin e ri, tashmë standard për Automotorizimin Shqiptar, pajisje e instalime të reja, sy e funksionalitet komod!

Pages