Jemi online me APP-in e ri Leje Drejtimi edhe në App Store për iOS!

You are here

Hap tjetër me rëndësi në ndihmë të qytetarëve dhe Autoshkollave, për lehtësimin e procesit të përgatitjes teorike për kategoritë A1, A2, AM, B1, B dhe Normat e Sjelljes (rifitimi i Leje Drejtimit)!

 

Po mëson për Testin e Teorisë që të marrësh Lejen e Drejtimit?

Provo veten me Aplikacionin e ri, më të shpejtë e më të plotë, të Simulimit Online të Testit Zyrtar të Lejes së Drejtimit!

https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

 

Zhvillimi i sa më shumë Simulimeve Online ndihmon aplikantët të familjarizohen me Testin Zyrtar të Teorisë për Lejen e Drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në Autoshkollë!

 

Kush mëson, kalon!

 

KUJDES: Ushtrohu vetëm me platformat zyrtare të DPSHTRR sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e Testit Zyrtar të Leje Drejtimit! Evito simulimet jo zyrtare!

 

Nxisim besimin tek edukimi, heqim frikën, popullarizojmë Testin Zyrtar!

Aplikacioni i ri përmban çdo udhëzim e informacion ndihmës, për kategoritë që pasqyron, duke e bërë përmbajtjen më miqësore për të gjithë përdoruesit!