Njoftim për Pozicion vakant për Specialist auditimi, në Drejtorinë e Auditimit

You are here

Pozicion vakant për specialist auditimi, në drejtorinë e auditimit

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për një pozicion vakant, specialist auditimi në Drejtorinë e Auditimit.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë në sektorin e auditimit;

 

Kritere e veçanta për pozicionin specialist auditimi, janë si më poshtë:

  1. Të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike, juridike ose inxhineri mekanike dhe të jenë të certifikuar si auditues i brendshëm ose të jetë në proces të certifikimit si auditues i brendshëm;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me fushën e auditimit;
  3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze, përben avantazh;
  4. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  6. Të ketë eksperiencë pune, në profesion;

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin  si më poshtë:  deri më datë 17.09.2021.

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Shënim:

  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicionit vakant, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

Konkurimi:

Do të zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak
  2. Intervista e strukturuar me gojë

Fusha e njohurive, aftësitë edhe cilësitë që do të vlerësohen në një intervistë janë në fushën e legjislacionit për auditimin dhe fushën e transportit rrugor.

 

Formular:

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Afati i Aplikimit: 
17/09/2021

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga