Transformimi digjital i transportit rrugor në Shqipëri.

You are here

Transformimi digjital i transportit rrugor në Shqipëri.

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, prezantoi vizionin dhe hapat konkretë për modernizimin e transportit rrugor, drejt një sistemi të integruar, transparent dhe të bazuar në të dhëna.

Platforma e-Transport dhe REK (Regjistri Elektronik Kombëtar) janë në qendër të këtij transformimi, duke mundësuar:

menaxhim të unifikuar të të dhënave;

monitorim në kohë reale;

reduktim të informalitetit;

shërbime më cilësore për qytetarët.

Në një sektor me mbi 50 milion udhëtarë në vit, digjitalizimi është domosdoshmëri.

Synimi: një sistem modern, i harmonizuar me standardet e BE-së, me qytetarin në qendër.

DPSHTRR mbetet e angazhuar për një transport më të sigurt, të organizuar dhe të aksesueshëm për të gjithë.