Gjatë periudhës Janar-Maj 2021 në Shqipëri, më shumë mjete dhe drejtuesa mjeti, por më pak aksidente dhee ulje indeksesh fataliteti krahasuar me vitin 2010:
-65% ulja e vdekshmërisë për 10,000 mjete në qarkullim.
+75% mjete më shumë në qarkullim.
+96% më shumë drejtues mjetesh.
-68% ulja e vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjetesh.
1.9 indeksi i vdekshmërisë (për 10,000 drejtues mjeti), rënie me -4 krahasuar me 2010 (kur indeksi ishte 5.9).
Rënie me -68% e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2010.
702,318 mjete rrugore aktive deri sot., +25,507 në 2021, projeksioni për vitin 2021 jep +75% mjete më shumë se në vitin 2010.
2.9 indeksi i vdekshmërisë (për 10,000 mjete),r ënie me -5.4 nga viti 2010 (kur indeksi ishte 8.3).
Rënie me -65% e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2010!
KEMI MË PAK AKSIDENTE!
714 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore në 5 muajt e parë të vitit 2021.
Krahasuar me vitin 2018:
-135 qytetarë më pak të përfshirë në aksidente rrugore ose -16% më pak.
Krahasuar me vitin 2019:
-59 qytetarë më pak të përfshirë në aksidente rrugore ose -7.6% më pak.
KEMI MË PAK AKSIDENTE NGA SHOFERË DERI NË 24 VJEÇ!
Krahasuar me vitin 2019:
-7.1% ulje e përfshirjes së drejtuesve të mjeteve të moshës deri në 24 vjeç.
Krahasuar me vitin 2018:
-13.3% aksidente nga drejtues mjeti deri 24 vjeç.
KEMI SHOFERË TË RINJ MË TË KUJDESSHËM! Të sapopatentuarit dhe siguria rrugore:
0.014% mundësia që një i sapopatentuar të shkaktojë aksidente rrugore, 1 aksident për 7,175 të sapopatentuar në vitin 2021.
0.016% të sapopatentuar janë përfshirë në aksident rrugor në vitin 2020, 1 aksident për 6,500 të sapopatentuar.
0.02% të sapopatentuar janë përfshirë në aksident rrugor në vitin 2019, 1 aksident për 5,000 të sapopatentuar.
A E DINI SE:
513 lejedrejtimi janë sjellë nga Policia pas humbjes së gjithë pikëve, për periudhën 2020-2021. Nga këto janë bërë 493 ritestime dhe vetëm 345 qytetarë kanë rifituar lejedrejtimin.
168 qytetarë nuk kanë rimarrë më lejedrejtimi.
Kemi progres edhe në raport me vendet fqinje/shtete të BE:
Ulja e aksidenteve krahasuar me vitin 2010:
Shqipëria -65%
Gjermania -57%
Mali i Zi -45%
Serbia -42%
Fatalitete nga aksidente rrugore, për 1 milion banorë:
Rumania 96
Bullgaria 90
Mali i Zi 80
Shqipëria 77
Serbia 73
Bashkimi Europian (27 shtetet së bashku) 51
Gjermania 37
DPSHTRR ju bën thirrje të gjithë qytetarve:
Udhëtoni me kujdes! Mbro veten, pasagjerët e tu dhe gjithë të tjerët në qarkullim. Respektoni kudo sinjalistikën dhe vini rripat e sigurimit
#DPSHTRR #MB #StatistikaZyrtare #SiguriRrugore #MIE #AutomotorizimiShqiptar