Kontrolli Teknik

You are here

Rezervo Orarin e Kontrollit Teknik

 

Kontrolli Teknik është një vlerësim periodik i detyrueshëm i gjendjes teknike të sistemeve të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, që kanë rëndësi për sigurinë e qarkullimit Rrugor.

Lëvizja pa një kontroll teknik të vlefshëm penalizohet me gjobë nga organet kompetente si Policia e Shtetit, Task Forca e Transportit Rrugor etj. 

Kontrolli teknik konsiston në testimin e mjeteve me anë të pajisjeve të specializuara për kontrollin e funksionimit të sistemeve mekanike dhe kontrollin vizual, të cilat testohen nga specialistët e çertifikuar për kryerjen e kontrollit teknik.

Fushat kryesore, që përfshijnë komponentët e mjeteve objekt i kontrollit, janë:

  • Identifikimi i mjetit;
  • Sistemi i frenimit;
  • Sistemi i drejtimit;
  • Shikueshmëria;
  • Pajisjet e ndriçimit dhe pjesët e sistemit elektrik;
  • Boshtet, rrotat, gomat, suspension;
  • Shasia dhe elementët e fiksuar në shasi;
  • Ndikimi në mjedis;
  • Pajisje të tjera;
  • Kontrolle shtesë për mjetet e kategorive M2 dhe M3 që mbajnë pasagjerë.

Kushtet që duhet të plotësojë mjeti për kryerjen e kontrollit teknik

  • Në mjet duhet të jenë të montuara/të fiksuara targat e tij.
  • Mjeti duhet të jetë i larë, i pastër nga brenda dhe jashtë.
  • Pronari apo përdoruesi i mjetit duhet të heqë cdo send/objekt jo pjesë konstruktive e mjetit që mund të pengojë/ndërhyjë në kryerjen e procedurës së kontrollit teknik.
  • Të dhënat fizike/teknike të mjetit duhet të jenë në përputhshmëri të plotë me lejen e qarkullimit.
  • Çdo ndryshim konstruktiv i kryer ndaj mjetit (si psh. ndryshim në sistemin e ushqimit të motorëve me ndezje të detyruar, me lëndë djegëse benzinë dhe me LPG/CNG/LNG, etj) ndryshimi i ngjyrës së mjetit etj duhet të jetë i pasqyruar në lejen e qarkullimit.
  • Detyrimet si taksa vjetore e mjetit, gjoba e KT, gjoba e Task Focës së Transportit Rrugor, duhet të jenë të shlyera përpara se të paraqiteni në sportelin e kontrollit teknik.

Në rast se kushtet e mësipërme nuk respektohen, mjeti nuk do të pranohet për shërbimin e kontrollit teknik ose do të rezultojë ngelës.

KUJDES!

  • Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim, sipas Kodit Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4.
  • Odometri (matësi i kilometrave të mjetit) duhet të jetë pa ndërhyrje dhe funksional pasi kilometrat e përshkuara do të pasqyrohen në Çertifikatën e Kontrollit Teknik me vlerë për historikun e automjetit. Ndërhyrja në Odometër është vëpër e dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.
  • Organet ligjzbatuese mund të kërkojnë rikontroll të mjetit nëse konstatohen të meta apo difekte që cënojnë sigurinë rrugore dhe ndotjen e ambientit në zbatim të nenit 79, pika 6 e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik. 

Kontrolli Teknik mund të kryhet pranë çdo Qendre Kontrolli Teknik, pra nuk është e nevojshme që qytetarët të paraqiten pranë DRSHTRR-së ku rezulton dosja e mjetit ose ku kanë vendbanimin. Në rast se ka rezultuar ngelës në kontrollin teknik atëherë është e detyrueshme që rikontrolli të kryhet në po të njëjtën Qendër të Kontrollit Teknik ku ai ka rezultuar ngelës brenda afatit 30 ditor. Pas tejkalimit të këtij afati mund të paraqitet në ccdo qendër.

Oraret e shërbimit për kryerjen e Kontrollit të Teknik të Mjetit

Tirana2 (ish Nshrak) Llojet e mjetit Autoveturë dhe Motor

E Hënë

08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
E Shtunë 08:00 – 13:00
   

Tirana1 (Fushë Prezë)

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
E Shtunë 08:00 – 13:00
   

Durrës

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Elbasan

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Korcë

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Të gjithë qendrat e tjera

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Rezervimi i Kontrollit Teknik të mjetit bëhet nëpërmjet platformës e-Albania 

Rezervo Kontrollin Teknik

Anullimi i rezervimit online

Anullimi rezervimit online kryhet vetëm nga e njëjta llogari e portalit e-albania nga e cila është bërë edhe rezervimi të cilin kërkoni të anulloni. Në rast se ju keni një rezervim aktiv dhe tentoni të kryeni një rezervim të ri për të njëjtin mjet, sistemi ju kërkon nëse do të anulloni rezervimin aktual.

Kur nuk është i nevojshëm rezervimi online i kontrollit teknik në e-Albania?

  • Për rikontroll të mjetit, në të njëjtën qendër dhe brenda 30 ditëve nga kontrolli fillestar;
  • Për mjetet e regjistruara në emër të Trupës Diplomatike në Republikën e Shqipërisë;
  • Për mjetet në pronësi të personave invalidë;
  • Për llojet e mjetit motor dhe ciklomotor;
  • Për pajisje me dublikatë të certificates së lëshuar nga DPSHTRR.

Kujdes: mjetet që kanë rezervuar për kontroll teknik kanë përparësi ndaj mjeteve për rikontroll. 

Leja e qarkullimit të mjetit (dokumenti origjinal) ose procesverbal i konstatimit të shkeljes nga organet e Policisë së Shtetit ose Task Forca e Transportit Rrugor ku pasqyrohet masa administrative shtesë e tërheqjes së lejes së qarkullimit të mjetit për mungesë të kontrollit teknik.

  • Raporti teknik paraardhës në rast të rikontrollit të mjetit (kur ka rezultuar ngelës).
  • Çertifikatë e vlefshme e xhamave të errësuar e lëshuar nga DPSHTRR, kur mjeti është me xhama të errësuar.

Në kontroll teknik të mjetit mund të paraqitet pronari ose çdo përdorues i mjetit që ka një lejedrejtimi të vlefshme sipas llojit/kategorisë së mjetit.

Në rast se gjatë kontrollit të mjetit, konstatohen papërshtashmëri teknike (jashtë normave të parashikuara në Manualin e Kontrollit Teknik) mjeti nuk do të çertifikohet dhe rezultati i testit do të paraqitet në raportin e kontrollit teknik me të gjithë matjet e kryera dhe mangësitë e konstatuara, ku sqarohen dhe “Arsyet e dështimit të testit”.

Zotëruesit e mjeteve janë të detyruar që brenda një afati 30 ditor të kryejnë riparime te difekteve të listuara në raportin e kontrollit teknik dhe të paraqiten për procedurën e rikontrollit, për mangësitë e konstatuara gjatë kontrollit fillestar duke paraqitur dhe raportin teknik paraardhës. Rikontrolli kryhet vetëm në Qendrën e Kontrollit Teknik në të cilën mjeti nuk e ka kaluar kontrollin fillestar. Në rast se tejkalohet afati i përcaktuar prej 30 ditësh, procedura e testimit dhe dhe pagesa duhet të kryhen nga e para.

Kategorizimi i mangësive/difekteve dhe afati i korrigjimit të tyre

  • Mangësi të vogla (që nuk kanë efekt të rëndësishëm mbi sigurinë e mjetit ose ndikimin në mjedis, dhe mospërputhje të tjera të vogla) - kontrolli do të konsiderohet se është kalues; mangësitë duhet të korrigjohen dhe mjeti nuk duhet të rikontrollohet.
  • Mangësi të mëdha (që mund të dëmtojnë sigurinë e automjetit ose të kenë ndikim në mjedis ose të rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, ose mospërputhje të tjera më të rëndësishme) - testi do të konsiderohet jo kalues dhe kontrolli i mëpasshëm do zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga kontrolli fillestar.
  • Mangësi të rrezikshme (që përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për sigurinë në rrugë ose që kanë ndikim në mjedis, të cilat justifikojnë që autoriteti kompetent të ndalojë përdorimin e mjetit në rrugë publike) - testi do të konsiderohet jo kalues dhe mjeti në fjalë nuk duhet të përdoret në rrugë publike deri në kohën kur mangësitë të jenë korrigjuar dhe për të të jetë lëshuar një çertifikatë e kontrollit teknik të mjetit që dëshmon se mjeti është në gjendje të përshtatshme teknike; jo më vonë se 30 ditë nga kontrolli fillestar.

Çfarë duhet të kem parasysh kur mjeti është për rikontroll teknik?

  • Kontrolloni mirë çdo arsye për dështim (mbetje) nga testi paraardhës.
  • Kontrolloni çdo element që mund të jetë ndikuar/ndryshuar nga riparimet e mjetit.
  • Kontrolloni sistemin e frenimit nëse është ndikuar/ndryshuar nga riparimet e mjetit për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve.
  • Kontrolloni dhe riparoni cdo mangësi/difekt të vogël i cili është sinjalizuar nga testi/testet paraardhës.

Në rast se mjeti rezulton kalues në kontrollin teknik lëshohet certifikata e kontrollit teknik të mjetit.

Afatet e Vlefshmërisë të Certifikatës së Kontrollit Teknik:

  • Mjetet e reja (km 0) të kategorisë M1 (Autovetura) dhe N1 (Mjete për transport mallrash deri në 3.5 ton) : kryejnë kontroll teknik 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet;
  • Mjetet e kategorisë M1 (Autovetura) që përdoren si taksi, autoshkolla ose autoambulanca, automjetet e kategorive M2, M3 (Mjete për transport njerëzish mbi 8+1 vende), N2, N3, O3 dhe O4 (Mjete për transport mallrash mbi 3.5 ton): 1 (një) vit pas datës në të cilën mjeti është regjistruar së pari dhe më pas çdo vit;
  • Mjetet e kategorisë T5 (Traktorë me rrota), përdorimi i të cilave kryhet kryesisht në rrugë publike për qëllime transporti komercial: 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet.
  • Mjetet e reja (km 0) të kategorive L3, L4, L5 dhe L7 (Motomjete), me një zhvendosje motorrike prej më shumë se 125 cm3: 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet;

Në rast humbje të Certifikatës së Kontrollit Teknik të lëshuar nga DPSHTRR, qytetarët mund të paraqiten pranë çdo Qendre të Kontrollit Teknik, pa rezervuar online në e-Albania, për pajisjen me dublikatë të saj.

Dublikata lëshohet me afatin të vlefshmërisë së certificates së kontrollit teknik për të cilën po lëshohet kjo dublikatë (pra me afatin e që ka patur certifikata).

Nëse ju keni një kontroll të vlefshëm teknik të lëshuar nga DPSHTRR, ju mund të merrni një dublikatë të certifikatëssë kontrollit teknik pranë çdo qendre të kontrollit teknik. Në këtë rast nuk është e detyrueshme paraqitja e mjetit por vetëm leja e qarkullimit (dokument origjinal).


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga