6 mujori i pare i vitit 2023 një sukses për DPSHTRR!

You are here

6-mujori i parë i vitit 2023, një sukses për DPSHTRR, ku shifrat flasin vetë, pa patur nevojë të shprehemi me shumë fjalë për përmirësimet e qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve!

Kosto mesatare është ulur me 16.6%, që qytetarët e subjektet paguajnë, për shërbimet e transportit rrugor nga lehtësimet e kryera e të reflektuara, duke u kursyer 978.3 MLN lekë.

Në Janar-Qershor 2023, koha mesatare e marrjes së shërbimeve është ulur me 30%, duke shërbyer mesatarisht 61% më shumë qytetarë në orë, krahasuar me Janar-Qershor 2018!

Numri i shërbimeve është rritur me 61% krahasuar me Janar-Qershor 2018, ku në Janar-Qershor 2023 janë realizuar 499,323 shërbime me procedurë të lehtësuar ndaj qytetarëve!

Rezultate të arritura falë eficencës e risive, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit të cikleve, riinxhinierimit të shërbimeve, digjitalizimit e mirëmenaxhimit!