Bashkëbisedim me Autoshkollat kryesore në Tiranë!

Data e lajmit: 03 Mar 2022

Bashkëbiseuam sot, me Autoshkollat kryesore që operojnë me Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë! Takim i cili zgjati rreth 4 orë, në të cilin diskutuam mbi ide, sugjerime, nevoja, problematika, në përpjekje për të përmirësuar sa më shpejt kuadrin rregullator dhe çdo hallkë tjetër shërbimi në funksion të sektorit por edhe për përfituesin kryesor - qytetarët tanë!