Bashkëpunimi EU4LEA dhe DPSHTRR!

You are here

Vijon prej  dy ditësh tashmë  trajnimi i specialistëve të DPSHTRR-së, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri.  Ky trajnim zhvillon njohuritë teoriko-praktike të specialistëve të fushës dhe përmirëson metodat e kontrollit nëpërmjet softwareve dhe programeve të specializuara për ekspertimin e mjeteve sa i përket manipulimit/tjetërsimit apo dublimit të numrit të shasisë. Trajnime të mirëfillta profesionale sipas standardeve më të fundit, për të sjellë shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët. 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”