Denonconi raste abuzive të qarkullimit rrugor!

Data e lajmit: 05 Mar 2022

   Të dashur qytetarë!

  • Ju lutemi të mos luani me rregullat e qarkullimit rrugor!
  • Mos qarkulloni me targa të pavlefshme!
  • Mos shkelni detyrimet e Kodit Rrugor, taksa, kolaudim e siguracion!

Falenderojmë Policinë Rrugore të Tiranës dhe Policinë e Shtetit që po godet, çdo ditë, këtë fenomen të shëmtuar, të dënueshëm! Mjete që shkelin afatet e qarkullimit; me targa të huaja, mjete jashtë normave, mjete të çregjistruara me vite, mjete të pazhdoganuara që qarkullojnë rrugëve nuk mund të jenë më një realitet për këdo nga ne! Nxisim dhe inkurajojmë këdo që evidenton raste të tilla t'i denoncojë në: https://www.dpshtrr.al/kontakt/platforma-e-denoncimit!