Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore!

Data e lajmit: 20 Nov 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, bashkohemi në një reflektim solemn!

Ndonëse statistikat tregojnë për progres, ku pavarësisht dyfishimit të kilometrave të kryera në vit, shtimit të numrit të mjeteve në qarkullim, numri i aksidenteve dhe pasojave njeh rënie të ponderuar, NDËRGJEGJËSIMI duhet të jetë në FOKUSIN tonë!

Thirrja jonë shkon për të gjithë autoritetet, aktorët e faktorët, përgjegjësit, drejtuesit e mjeteve dhe veçanërisht për të gjithë këmbësorët:

  • Të garantojmë standarde sigurie dhe të zbatojmë me përpikmëri detyrimet teknike e ligjore të Kodit Rrugor! Të garantojmë sinjalistikën rrugore pasive e aktive! Të respektojmë rregullat e qarkullimit dhe të shfrytëzimit të rrugës! Mungesa e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë, sjell pasoja të rënda, të parikthyeshme dhe fatale për jetën!
  • Mos lejo që jeta të vritet! Mos u kthe në shkaktar të statistikës fatale! 

Shprehim mirënjohjen tonë për profesionistët e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe stafin spitalor që përballen çdo ditë në sfidë me vdekjen si pasojë e shkaqeve nga aksidentet rrugore!

Gjithashtu respekt e mbështetje Policisë Rrugore për misionin kompleks dhe vështirësinë e detyrës së tyre 24/7!