DPSHTRR e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme të ofrojë shërbim në kushte komode dhe higjenike për qytetarët!

Data e lajmit: 24 Jul 2023

Suksesi i një enti që shërben në kushte komode e higjenike për qytetarët, bazohet tek kujdesi e mirëmbajtja periodike!

Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, instalime pajisjesh, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë!

Fotot nga puna në drejtoritë tona rajonale, ku çdo javë kontrollohet gjendja fizike e funksionale.

Kujdesi e mirëmbajtja janë A-ja e një jetëgjatësie të investimeve dhe nxisin rregull e mirësjellje nga frekuentuesit e ambienteve, punonjës e qytetarë.

E kundërta, e parregullta, nxit rrëmujë e keqpërdorim si edhe shkakton keqadministrim!