DPSHTRR pati kënaqësinë të mirëpriste Z. Wolfgang Fousek dhe Z. Heinz-Günther Milz

You are here

DPSHTRR pati kënaqësinë të mirëpriste Z. Wolfgang Fousek, Promotor Motorsporti, prej vitesh organizator aktivitetesh e garash të disiplinave të ndryshme, ture e festa automobilistike (për më shumë: https://www.mythos-sportwagen.de/) dhe Z. Heinz-Günther Milz , Menaxher Drejtues, Grupi Ndërkombëtar i Këshillimit për Pasuritë e Paluajtshme dhe Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri, Cross Border Associates, (për më shumë www.Albanien-Tourismus.com).

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zhvillimin e projektit të Auto Moto Park Albania dhe ndërkombëtarizimi i ambicies shqiptare për një kalendar më të pasur me ngjarje, trofe dhe spektakël për dashamirësit e shpejtësisë.

Disa nga çështjet me rëndësi që u përmendën ishin:

• Ide për mbështetjen e Auto Moto Park Albania përmes promovimit ndërkombëtar, me fokus të apasionuarit ndaj motorsportit dhe eventeve automotive të komunitetit gjerman, zviceran dhe austriak;

• Koordinim me planet e tyre 2023-2024 për realizimin e javëve të adrenalinës;

• Pjesëmarrja në Automotive Fair Albania;

• Këshillime për programe e festivale multidisiplinore;

• Krijimi i kontakteve ndërmjet klubeve të huaja me Federatat tona të Auto Moto Sportit.

Lajmi dhe ecuria e investimit të DPSHTRR-së për Auto Moto Park Albania me standarde maksimale në Krastë, Elbasan, ka nisur të tërheqë si magnet personazhe e protagonistë të huaj, çka na mbush me krenari!