Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor pjesëmarrëse e takimit në Bruksel me përfaqësues të Komisionit Europian

You are here

Fjalë mjaft pozitive dhe inkujaruese në sesionin mbi Lejet e Drejtimit nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian në takimin bilateral në Bruksel, në prezantimin e Kapitullit 14 “Politikat e Transportit" dhe Kapitullit 21 "Rrjetet Trans-Europiane", ku Shqipëria (MIE) raportoi për progresin e bërë deri më tani dhe planet e së ardhmes, lidhur me çdo detyrim që rrjedh nga kuadri ligjor i BE-së për këto direktiva.

Proçesi i marrjes së lejes së drejtimit, karakteristikat fizike dhe të elementëve të sigurisë së kartonit me Standartet ISO 7810 dhe ISO 7816-1, (në përputhje të plotë me direktivat respektive të BE-së), ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor konkretisht mbi afatet e reja të vlefshmërisë e LD-së, kufizimet për drejtuesit e rinj, aplikacioni/platforma online mbi simulimin e testit të teorisë aksesuar nëpërmjet web/app, marrëveshjet e njohjes dhe të konvertimit të lejes së drejtimit me vendet anëtare të BE-së, si Gjermania, Italia, Greqia, investimet e reja në infrastrukturë në poligonet e testimit praktik, investimet në teknologji inovative (simulatorët), u vlerësuan me nota shumë pozitive nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, duke u shprehur se progresi i bërë nga Shqipëria në këtë drejtim është impresiv, e në përputhje të plotë me standartet e BE-së.

Automotorizimi Shqiptar ndjehet krenar mbi reformat e ndërmarra në vitet e fundit, një histori suksesi e cila tashmë njihet e certifikohet edhe nga Komisioni Evropian! DPSHTRR përfaqësohet në Bruksel nga Zv/DP Endri Haxhiu dhe Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni, ndërsa ndjekim online sesionet, sot e nesër, për çdo pyetje e ndërhyrje nga Tirana.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”