Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrëse në Workshop-in e EU4LEA mbi problematikat më të mprehta teknike-administrative.

You are here

Kënaqësi për pjesëmarrjen dhe vlerësimet shumë pozitive për punën e deritanishme të DPSHTRR, në Workshop-in e EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri), për ndërveprimin e koordinuar, automatizimin e operacioneve ndërinstitucionale, dedikuar posaçërisht fuqizimit të bashkëpunimit mes Policisë Rrugore e Policisë së Shtetit me DPSHTRR, përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit e platformave online!

Sfidat e jashtëzakonshme të një shoqërie që po motorizohet me shpejtësi dhe një transporti rrugor në zhvillim dinamik, duhen adresuar dhe përballuar me modelet më të avancuara digjitale dhe të shtetit pa letër, inovacionit dhe prakticitetit, lehtësisë së përdorimit, sigurisë dhe disponibilitetit në funksion të shërbimeve publike dhe qytetarit.

Takimi, i organizuar në ambientet e Tech-Space, me angazhimin e AKSHI-t, trajtoi problematikat më të mprehta teknike-administrative për zgjidhje dhe programoi një plan veprimi konkret!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”