Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës me një pamje të re së shpejti!

Data e lajmit: 07 Aug 2023

Vazhdojnë punimet në Drejtorinë  Rajonale të  Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e Bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale. Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, të cilat u kryen pa ndërprerë asnjë ditë shërbimin. Drjetoria e Përgjithshme e  Shërbimeve të Tranportit Rrugor  falenderon çdo qytetarë e subjektet për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.  Kujdesi dhe angazhimi do të vijojë, në çdo rajonale, nga ana e Drjetorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor  për përmirësimin ergonomie e kushte sa më komode shërbimi.