Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

Data e lajmit: 07 May 2025

 Tring, tring prindër dhe fëmijë! Kemi një lajm të bukur për të gjithë ju!

 Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

Dhe padyshim që në këtë festë nuk mund të mungojë Këndi i Sigurisë Rrugore, ku çiklistët tanë të vegjël do të mësojnë rregullat e qarkullimit dhe do të tregojnë aftësitë e tyre në pedalim!

 09 Maj - Në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve.

 10 Maj - Në Tiranë, në Bulevardin Zogu i Parë.

 11 Maj - Në Vlorë pranë Sheshit Flamur.

Ejani të mësojmë, të luajmë dhe të pedalojmë së bashku!